RSS

Si e rrit Lady Gaga produktin e brendshëm bruto

01 Aug

lady gagaKur një kompani blen energji në mënyrë që të prodhojnë diçka, atëherë kjo nuk përfshihet në llogaritjen e PBB-së, por vetëm produkti final.

Mbretëresha amerikane e popit Lady Gaga ka shitur 90 milionë regjistrime muzikore në gjithë botën. Me të ardhurat prej tyre ajo ka dhënë një kontribut të denjë për produktin e brendshëm bruto (PBB) të Shteteve të Bashkuara. Edhe shitja e bluzave apo biletave për koncertet e Lady Gaga kontribuojnë për rritjen ekonomike. Por të ardhmen si prodhues vlere do të vlerësohet edhe koha që p.sh. Lady Gaga do të përsiatë në studio për këngë të reja.

Ky proces i “krijimit të vlerës” do të konsiderohet në Shtetet e Bashkuara si një investim, i cili rrjedh në PBB si edhe investimet e tjera. “I gjithë sektori i hulumtimeve dhe i zhvillimit konsiderohej si një produkt i ndërmjetëm. Një element, që është përdorej gjatë prodhimit, si energjia”, thotë Kim Schoenholtz, ekonomist në Universitetin e Nju Jorkut, në një intervistë me DW.
Kur një kompani blen energji në mënyrë që të prodhojnë diçka, atëherë kjo nuk përfshihet në llogaritjen e PBB-së, por vetëm produkti final. Përndryshe kjo do të ishte një llogaritje e dyfishtë. “Por me këtë qasje, e cila e sheh hulumtimin dhe zhvillimin si një produkt të ndërmjetëm, nuk merret parasysh se dituria është kapital”, thotë Schoenholtz.

Kush krahason ndërkombëtarisht, krahason mollë me dardha

Zyra për Analiza Ekonomike (Bureau of Economic Analysis), e cila është në Uashington përgjegjëse për kontabilitetin, i shikon edhe artin dhe “veprat krijuese” nga tani e tutje si “objekte kapitali jomateriale” dhe jo vetëm paratë e mbledhura nga përdorimi komercial i tyre. Kjo vlen edhe për librat dhe filmat, si dhe gjithashtu për sektorin e kërkimeve dhe zhvillimeve. Deri tani ipad-i p.sh. përllogaritej vetëm si produkt final në PBB, kurse në të ardhmen në këtë përllogaritje do të përfshihet i gjithë procesi zhvillimi të ipad-it.
Rishikimi në Shtetet e Bashkuara përshtatet me sistemin e përgjithshëm të llogarive kombëtare, i cili u miratua nga OKB-ja, Komisioni i BE-së dhe FMN-ja në vitin 2008. “Këto standarde duhet të zbatohen prej të gjitha vendeve anëtare deri në vitin 2014”, thotë Schoenholtz. SHBA është shteti i parë, që po bën këtë riorganizim. Gjermania do ta ndjekë këtë shembull në shtator 2014.
Kush dëshiron të krahasojë ndërkombëtarisht nga gushti krahason si të thuash mollët me dardhat. Edhe ponderimi i shteteve amerikane ndaj njëri-tjetrit do të lëvizë. BPP e Nju-Meksikos, për shembull, do të rritet me rreth dhjetë për qind, se aty kanë selinë shumë institucione kërkimore të industrisë së mbrojtjes, kurse i Luizjanës vetëm me rreth 0.6 për qind.

Barra e borxhit dhe shpenzimet e qeverisë duken më të vogla

“Vëmendja kombëtare do të mbajë disa ditë frymën,” thotë ekonomisti Schoenholtz. Sepse të gjitha vlerat e referimit për shumë tregues ekonomikë do të ndryshojnë.
Barra e borxhit ndaj PBB-së do të bëhet më e vogël, po ashtu dhe shpenzimet e qeverisë. Ndikimet në llogaritjen e normës së inflacionit, nuk janë ende të qarta. Po ashtu kjo do të ketë ndikim edhe në tregjet e aksioneve.
Por Schoenholtz nuk ka frikë se do të ketë ndryshime të mëdha: BPP përshtatet rregullisht dhe risi ka çdo disa vjet. “Vërtet jo gjithmonë kaq të gjera si në këtë rast, por kjo bëhet për të pasur një pamje më të mirë të së kaluarës dhe të tashmes, dhe kjo nuk është gjë e keqe.”
Tre për qind rritje ekonomike më shumë do të krijohen në këtë mënyrë nga rillogaritjet. Dhe BPP është masa më e rëndësishme e performancës ekonomike të një vendi, ku bazohen politikanët, investitorët dhe bankierët qendrorë. Kjo është pak, sikur dikush thotë se ju jeni më të lumtur se sa keni menduar. Gëzimi mbetet i përmbajtur, sepse as pagat nuk do të rriten në mënyrë prapavajtëse dhe as do të krijohen vende të reja pune.(dw,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on August 1, 2013 in News

 

Tags: , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: