RSS

Rasti i parë në botë:Shkencëtarët shërbejnë mish viçi artificial nga laboratori

05 Aug

londerShkencëtarët sot pritet të shërbejnë mish viçi artificial në Londër, që është rasti i parë i tillë në botë.

Sipas shkencëtarëve, ky është shembulli i parë i ushqimit me mish alternativ potencial.

Bërxollat e mishit të viçit, apo burgerët, të zhvilluara nga qelizat e lopës, në një laborator në Holandë, do të fërgohen në tigan dhe do të shijohen nga vullnetarët në Londër.

Studiuesit, të udhëhequr nga profesori Mark Post në Universitetin Mastriht, i kanë kaluar disa vite duke e zhvilluar mishin artificial.

Mark Post tha se për mishin, i cili do të shijohet në Londër, janë shpenzuar më se 332 mijë dollarë amerikanë.

Shkencëtarët besojnë se mishi i kultivuar në laborator mund të ofroj një alternativë të qëndrueshme dhe të padëmshme për ambientin në raport me mbajtjen e bagëtisë.

Sipas një studimi të Universitetit Oxford, rritja e bagëtisë kontribuon me 18% të emetimit të gazrave në serra në përmasa globale dhe shfrytëzon afro 30% të tokës pa akull në botë.(rel,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on August 5, 2013 in News

 

Tags: , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: