RSS

Kanada, gjarpri mbyt dy fëmijë

06 Aug

Pitoni-kanadaPolicia ka njoftuar se një gjarpër, që ia kishte “mbathur” nga një dyqan kafshësh shtëpiake, ka vrarë dy fëmijë në provincën kanadeze të New Brunswick.

Në një deklaratë të tyren, RMCP tha se besojnë që zvarraniku ka mbytur dy djem, të moshës 5 dhe 7 vjeç, në Campbellton. Ata ishin duke qëndruar gjatë natës në apartamentin e një shoku, mbi dyqanin e kafshëve.

Sipas policisë, besohet se gjarpri kishte dalë nga kafazi i tij gjatë natës dhe kishte hyrë në apartament përmes tubave të ventilimit. Më pas, ai është kapur nga policia.

Oficerët u njoftuan gjatë mëngjesit të së hënës dhe shkuan në vendngjarje, ku gjetën 2 djemtë të vdekur. Apartamenti ndodhej mbi dyqanin e kafshëve ekzotike “Reptile Ocean”.

“Hetimet paraprake detyrojnë policinë të besojnë se një gjarpër i madh ekzotik ia ka mbathur nga rrethimi i tij në dyqan, diku nga mesnata, dhe përmes sistemit të ventilimit ka hyrë në ambientet e apartamentit mbi dyqanin”, lexohej në deklaratë.

Ekzaminimet pas vdekjes do të kryhen ndaj dy djemve, që mendohen të kenë qenë vëllezër. Asnjë akuzë nuk është ngritur deri më tani.

Sipas zëvendës-kryebashkiakut të Campbellton, Ian Comeau, ky incident përbën një tragjedi. “Qyteti është tërësisht i shokuar”, shtoi ai.

Raportimet e para treguan se zvarraniku mund të ketë qenë një boa, gjarpër muskul-tkurrës, por zyrtarët thanë më pas se besonin të kishte qenë një piton afrikan. Pronari i dyqanit tha për mediat se e mbante atë gjarpër prej vitit 2001. / Top Channel/Tupani

 
Leave a comment

Posted by on August 6, 2013 in News

 

Tags: ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: