RSS

Cana uron Kukësin, pas tij edhe Berisha e Duka

09 Aug

canaKapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, ka uruar futbollistët e FK Kukësit për kualifikimin historik në Europa League, teksa mesazhi i tij ka nxitur edhe urimet e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berishës, dhe presidentit të FSHF-së, Armando Dukës.

“Urimë FK Kukësi. Ku ka më mirë se sa ta festosh festën e madhe të Bajramit me këtë kualifikim historik të këtyre djemave. Bravo shqipe. Meritoni të nderoheni nga krerët më të lartë të vendit tonë për këtë arritje dhe shpresoj që kjo fjalë e imja të dëgjohet. I juaji Loriku!”, shkroi Cana në profilin e tij në Facebook, dhe pas tij pastaj pasuan edhe urimet e Berishës e Dukës.

“Të dashur miq, ekipi i futbollit të Kukësit arriti në play-off të Europa League. Fitore historike e ekipit të Kukësit dhe futbollit shqiptar. Le t’ju dërgojmë në urimet më të përzemërta lojtarëve të talentuar, kapitenit të sprovuar, trajnerit të shkëlqyer dhe presidentit vizionar të skuadrës së Kukësit që me suksesin e tij çuditi futbollin evropian. Suksese gjithnjë më të mëdha Kukësit! Fitore të tjera!!! sb”, ishte shkrimi i Berishës në profilin e tij në Facebook.

Ndërsa, në anën tjetër urimeve iu bashkëngjit edhe Duka, duke thënë: “Jam shumë i lumtur sonte për këtë rezultat të rrallë të Kukësit. Një kualifikim që vlen si një fitore jo vetëm për skuadrën e Kukësit, por edhe për të gjithë futbollin shqiptar. I uroj nga zemra suksese të mëtejshme për një përfaqësim dhe promovim sa më dinjitoz të futbollit shqiptar në Evropë. Një urim të veçantë presidentit Gjici për këtë rezultat!”. /Telegrafi/ Tupani

 
Leave a comment

Posted by on August 9, 2013 in News

 

Tags: ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: