RSS

Kukësi heroik, shkruan historinë

09 Aug

kukesi-fitore-kualifikimKukësi arrin të bëjë histori, duke u shndërruar në ekipin e parë shqiptar që arrin të kualifikohet në tre ture të kompeticioneve europiane.

Në Ukrainë, në stadiumin e “frikshëm” të Metalurg Donteskut, verilindorët zhvilluan një paraqitje heroike, duke kufizuar vendasit në vetëm një gol, në minutën e 27’.

Skuadra shqiptare, edhe pse me dhjetë lojtarë pas përjashtimit me karton të kuq të Malindit në minutën e 75’, arriti të rezistonte në mënyrë heroike, duke u kualifikuar e favorizuar nga fitorja 2-0 e arritur në Tiranë.

Për të arritur deri tek ky sukses, kuksianët përballuan jo vetëm kohën e rregullt të takimit, por edhe tetë minuta shtesë të luajtura arbitrarisht, pas dhënies së pesë të tillave nga gjyqtari i katërt.

Me fitoren 2-1 me rezultat të përgjithshem, verilindoret mund të synojnë tashmë kundershtarë të medhenj si Tottenham, Udinese apo Fiorentina, në “play-off” të Europa League, ku pas eliminimit nga Champions League në raundin e tretë, do të jetë pjesëmarrës edhe Skëndërbeu.

Nderkohe, Federata Shqiptare e Futbollit, nepermjet sekretarit te saj te pergjithshem, lajmeroi se do t’i akordoje Kukesit si shperblim per kalimin e turit shumen e 100 mije eurove./ Top Channel/Tupani

 
Leave a comment

Posted by on August 9, 2013 in News

 

Tags: ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: