RSS

Kosovari plagos të dashurën, qëllon dhe vetën

14 Aug

armaNjë histori dashurie ka shkaktuar ditën e sotme dy të plagosur në një hotel, në kryeqytetin shqiptar.
Fillimisht policia u sinjalizua për të shtëna me armë në një hotel pranë vilave gjermane në Tiranë.

Sipas News24, i plagosur ka mbetur shtetasi kosovar, Agim Emini dhe e dashura e tij.
Nga të dhënat paraprake mësohet se çifti ka pasur një zënë që ka nisur fillimisht tek kafja e hotelit. Në atë çast, Emini ka nxjerrë një armë dhe ka qëlluar të dashurën e moshës rreth 25 vjeç dhe më pas ka shtënë mbi vete me të njëjtën armë zjarri.
Menjëherë persona të pranishëm në hotel kanë lajmëruar policinë rreth ngjarjes dhe ambulancën, ku kjo e fundit ka mbërritur me vonesë në vendngjarje.
Mësohet se vajza, emri i së cilës nuk bëhet i ditur për arsye hetimore ka shpëtuar me plagë të lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Më rëndë paraqitet gjendja e Eminit, që ka marrë një plagë në kokë dhe është dërguar në gjendje kritike në Spitalin Ushtarak.(kp,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on August 14, 2013 in News

 

Tags: ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: