RSS

Vajza e Bill Klinton viziton Butrintin

15 Aug

chelsea clintonChelsea Clinton, vajza e ish- presidentit të 40-të të SHBA-ve, Bill Clinton, ka vizituar sot Parkun Kombëtar të Butrintit, së bashku me bashkëshortin Marc Mezvinsky, me profesion bankier.

E veshur sportive, me një kapele të thjeshtë të kokë, Chelsea e shoqëruar nga Lordi Rothschild, është njohur më historine mijëravjeçare të Butrintit nga drejtori i parkut, Rajmond Kola.

Në vizitën e saj për gati dy orë në Parkun Kombëtar të Butrintit, Chelsea Clinton ka treguar interes për gërmimet arkeologjike.

Por në këtë vizitë të saj, vajza e ish-presidentit nuk ka kërkuar ndihmën e autoriteteve shqiptare për të shoqëruar.

Parku Kombëtar i Butrintit ditët e fundit është bërë mjaft i vizitueshëm. Vetëm gjatë ditës së djeshme (10 gusht), Butrinti u vizitua nga 1500 vizitorë, shifër rekord. Butrinti, ose me emrin e lashtë Buthrotum, shtrihet në jugperëndim të Shqipërisë, 20 km në jug të Sarandës. Qyteti i lashtë zë pjesën kryesore të kodrës që lagej nga kanali Vivari, një rrugë e ngushtë ujore, që sot lidh Korfuzin, 4 km në perëndim të Butrintit, me liqenin e brendshëm me ujë të kripur. (INA/Tupani)

 
Leave a comment

Posted by on August 15, 2013 in News

 

Tags:

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: