RSS

Le të dihet se Dalmatët e kanë zbuluar topin e futbollit

21 Aug

dalmatetDalmatët, fisi ilir në Dalmaci, e kanë shpikur dhe zbuluar topin e futbollit, që në kohërat antike dhe kanë zhvilluar ndeshje-gara  me pushtuesit romak, që në kohën e sundimit të mbretit Dioklecijan.

Këtë e dëshmon edhe stela-guri i varrit të djaloshit 7 vjeçar Gaj Liberie me top në dorë, që është gjetur-zbuluar në fshatin Gardun, afër qytezës Tril në Dalmaci, që edhe FIFA e njeh si fakt historik të dëshmisë.

Kështu, tradicionalisht në organizim të Shoqatës sportive “Gaz” nga Trili, lojtarët dalmat këmbëzbathur dhe pushtuesit romak më sandale, 20 minuta do ta shtynë  topin sikur në kohërat antike, ndërsa refer do të jetë vetë  mbreti Dioklecijan.

Përkrah Dioklecijanit, me veshje antike romake-toga, do të qëndrojë  ulur mbretëresha (bashkëshortja e tij) Priska, e cila kujdeset  për financat sepse  të gjitha paratë e Dioklecijanit janë në duart e sajë.

Dioklecijani ka deklaruar se është mbret romak, mirëpo dihet se cila anë (cili ekip) ate e tërheq më shumë. Zakonisht pas takimit ndërmjet dalmatëve vendas dhe pushtuesve romak,  “Ai” është ankuar se e ka pas të vështirë  të referojë, sepse centurionët romak, për shkak të ndërhyrjeve të ashpra, shpesh kanë intervenuar me forcë dhe me dhunë duke i  larguar lojtarët dalmat nga tereni. Rregullat antike lejojnë  edhe lojën me dorë, që është mundësi plotësuese  që “kundërshtarët” e dalmatëve shpesh ti  vënë në përdorim këto gjymtyrë.  Ka  edhe zënka e rrahje, ka  edhe lëndime,  por ka intervenime edhe të ushtrisë  romake. Lojtarët e lënduar, që nuk kanë  fuqi ta vazhdojnë takimin ose që ta braktisin terenin vet, ata i  largojnë  me tezgë ose karrocë, dhe i  hedhin  në det.

Fituesit, vetë Diokleciani ua  dorëzon  replikën (kopjen e stelës së djaloshit me top), nga varri romak të fshatit Gardun afër Trilit, ku është gjetur stela-pllaka e  varrit me portretin e fëmijës shtatëvjeçar Gaj Liberie, që mban në dorë topin.

Topi ka qenë i përbërë nga 28 copëza gjashtëkëndëshe, dhe sipas të gjitha gjasave ka qenë i qepur prej lëkure. Ky top, është shumë i ngjashëm topit të sotëm, ndaj dhe Federata Botërore e  Futbollit- FIFA, në vitin 1969, e ka pranuar si monument dhe kujtim të lojës së futbollit në botë.

Dioklecijani tradicionalisht shprehet  i kënaqur  me ndeshjen që megjithatë kalon  pa “lëndime” të rënda, në takimin ku  marrin  pjesë 10 dalmat, 10 romak dhe 23 ushtar romak dhe centurion. (M.Latifi/INA/Tupani)

 
Leave a comment

Posted by on August 21, 2013 in News

 

Tags:

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: