RSS

Ben Affleck është Batmani i ri

23 Aug

batman ben affleckAktori amerikan, Ben Affleck do e zëvendësojë Christian Bale në filmin e ardhshëm “Batman”, ka njoftuar kompania “Warner Bros. Pictures”.

Affleck do të paraqitet në një film që do të përfshijë dy superheronj, Batmanin dhe Supermanin.

Ky film pritet të paraqitet nëpër kinema në vitin 2015.

Bale, i cili e ka luajtur rolin kryesor në trilogjinë e Batmanit, vepër e Christopher Nolan, kishte krijuar mundësinë për një pasues të tij.

“Ne e dinim që na duhet një aktor i jashtëzakonshëm që të marr rolin e një prej super heronjëve më afatgjatë dhe Ben Affleck padyshim që i plotëson kushtet”, ka thënë presidenti i Warner Bros., Greg Silverman në një deklaratë për media.

Filmi i cili ende nuk ka titull, do ta ketë si regjisor, Zack Snyder, i cili ka qenë regjisor edhe i filmit të fundit me Supermanin, “Man of Steel” në rolin kryesor të të cilit ishte aktori britanik, Henry Cavill.

Cavill do të paraqitet përgjatë Ben Affleckut në filmin që është paraparë për vitin 2015.

“Man of Steel” ka fituar rreth 650 milionë dollarë në të gjithë botën nga shitja e biletave nëpër kinema.(rel,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on August 23, 2013 in News

 

Tags:

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: