RSS

Majlinda e Nora me fat, llogariten favorite

27 Aug

majlindaKrenaria e sportit kosovar, Majlinda Kelmendi, ka qenë me fat në hedhjen e shortit në Kampionatin Botëror të Xhudos që po zhvillohet në Rio të Brazilit. Majlinda, e cila garon në kategorinë -52 kg, duke qenë si bartëse e xhudos botërore për këtë kategori ka marrë një sfiduese jo shumë të vështirë.

Ajo do të sfidohet nga xhudistja portugeze, Joana Ramos. Kelmendi i prinë renditjes botërore të xhudos në -52 me 1480 pikë ndërsa kundërshtarja e saj, Ramos renditet vetëm si e 30-ta në listë me 230 pikë. Portugezja pati rënie të formës duke zbritur tre pozita në renditjen e përgjithshme në pjesën e parë të këtij viti.

E Majlinda do t’i fillojë meçet e saj nga faza e dytë dhe me një fitore ndaj portugezes do të zinte vend në çerekfinalet e Grupit A. Të gjitha xhudistet në këtë kategori janë ndarë në katër grupe. Në rast fitoreje ndaj Ramos, Majlinda mund të sfidohej nga njëra prej këtyre tri xhudisteve, Darya Skrypnik, Miranda Wolfslag, Priscilla Gneto.(ina,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on August 27, 2013 in News

 

Tags: ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: