RSS

Michael Buble dhe Luisana Lopilato bëhen me djalë

28 Aug

Buble3Michael Buble është bërë baba për herë të parë. Këngëtari 37-vjeçar dhe gruaja e tij Luisana Lopilato kanë mirëpritur në jetë djalin e tyre Noah, pasi 26-vjeçarja lindi në orët e para të mëngjesit të së martës në Vancouver të Kanadasë.

Këngëtari i hitit “It’s e Beautiful Day” nuk nguroi aspak për të dhënë lajmin, duke hedhur një foto në Instagram, ku shfaqen çifti i lumtur dhe bebja e sapolindur në spital.

Sigurisht, fotoja kishte edhe një shënim: “Të ekzaltuar dhe plot mirënjohje për ardhjen në jetë të djalit tonë”.
Buble baby born

Michael kishte thënë më parë se, dita kur mësoi se do të bëhej baba kishte qenë “dita më e lumtur” e jetës së tij, teksa çifti mësoi në muajin mars se do të bëheshin me një fëmijë.

Në fillim të këtij muaji, ylli i muzikës zbuloi se po i qëndronte shumë pranë Luisana-s, e cila është nga Argjentina, vetëm në rastet kur ajo shkonte në punë ndaheshin.
Buble2
“Jam rreth 15-20 minuta larg shtëpisë. Do të kthehem atje vetëm nëse ndodh diçka. Është e frikshme për të, sepse jeton në një vend, që nuk është atdheu i saj, ndërsa njerëzit flasin një gjuhë ndryshe nga ajo amtare e saj. Kështu që, siç e dini, kam marrë të gjithë familjen e saj këtu. Një sistem mbështetjeje shumë i mirë për të”. / Top Channel/Tupani

 
Leave a comment

Posted by on August 28, 2013 in News

 

Tags:

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: