RSS

Këshilla për të larguar dhjamin

03 Sep

obesitetObeziteti po bëhet një fenomen shqetësues i shëndetit të njerëzve të shekullit XXI! Sigurisht për të mos u prekur nga mbipesha ju duhet të tregoni kujdes të veçantë dhe të vazhdueshëm. Gazeta – Shqip sjell disa këshilla të mrekullueshme, të cilat do t’ju shpëtojnë nga mbipesha dhe sëmundjet që sjell…

Nëse jeni mbipeshë, atëherë ndiqni këto këshilla për të hequr dhjamin:

-Hani herët. Ngrënia natën vonë sjell shtimin në peshë, pasi trupi e ruan më shumë ushqimin gjatë gjumit.

-Kombinoni ushqimet (frutat më vete, drithëra me perime, makarona me perime, fasule me perime, peshk ose mish me perime, bishtajore dhe drithëra).

-Braktisini ushqimet e rafinuara apo të përpunuara.

-Pini tetë gota ujë në ditë. Uji e largon natyrshëm oreksin (çaji i hithrës është i mrekullueshëm për të humbur peshë.

-Shmangni margarinën, qumështin e paskremuar, djathërat dhe prodhimet e bulmetit nga qumështi i lopës. Këto ushqime janë të vështira për t’u tretur. Mund të zgjidhni qumësht drithërash në vend të tyre.

-Shmangni sheqerin, ai e ul metabolizmin.

-Pakësoni grurin (sidomos bukën), sepse përmban gluten dhe shumë njerëz janë intolerantë ndaj glutenit.

-Hani yndyrat e mira dhe hidhini tutje të këqijat. Yndyrat e mira gjenden tek avokado, farat e kungullit, farat e lulediellit, peshku, arrat dhe perimet. Mos i shmangni këto ushqime. Ato janë të pasura me yndyra të mira, që ndikojnë te metabolizmi, në mënyrë që të humbni në peshë. Yndyrat e këqija janë yndyrat e ngopura, që i gjejmë te mishi i kuq dhe te gjalpi. Ato janë shumë të vështira për t’u tretur. Ato bllokojnë arteriet dhe shkaktojnë sëmundje dhe probleme me peshën.

-Mos kapërceni vaktet dhe gjithnjë hani mëngjes. Stomaku dhe shpretka janë shumë të fortë në mëngjes. Në këtë mënyrë keni gjithë ditën përpara për të djegur kaloritë e vaktit. Nëse nuk hani, te truri juaj shkon një sinjal. Truri e interpreton sikur nuk ka ushqim. Në trup, më pas, lëshohen hormonet e stresit. Pastaj indi muskulor lëshohet në mënyrë që të pakësojë nevojën e trupit për ushqim. Kur ju hani më vonë, trupi prodhon më shumë insulinë për të krijuar më shumë dhjamë, pasi nuk ka ushqim!

-Provoni të detoksifikoheni, të nxirrni jashtë helmet, lëndët toksike. Toksinat ruhen në indin dhjamor. Kur ju keni shumë toksina është e mundur që të keni më shumë dhjamë se sa muskul. Ndihmojeni trupin të pastrohet nga helmet dhe kimikatet dhe kjo do të ndihmojë të kontrolloni peshën.

-Mos bëni dieta të shpejta. Dieta ngadalëson funksionin e enzimave të metabolizmit në trup. Qelizat e dhjamit fryhen, bëhen toksike dhe mbeten në inde. Ju humbisni tonifikimin e muskujve. Bini në depresion. Në vend të këtyre dietave, ndiqni një dietë tjetër: hani më shumë se më parë, por hani ushqimet e duhura (perime me gjethe të gjelbra, perime, arra të gjalla, fara, barishte deti, drithëra, fasule, barishte të njoma, çaje bimorë, fruta të thata e të njoma dhe peshk).

-Bëni ushtrime. Digjeni dhjamin. Ushtrimet fizike rrisin ritmin metabolik dhe kaloritë digjen më shpejt. Filloni me ecjen, është një mënyrë shumë e mirë për të hequr dhjamin.

-Vëreni në punë metabolizmin. Gjëja e parë që duhet të bëni në mëngjes është që të pini një gotë me ujë të ngrohtë me lëng të shtrydhur limoni.

-Largohuni nga alkooli. Ai ju dobëson mëlçinë, organin themelor për metabolizmin e dhjamin.

-Pini suplemente. Të gjithë njerëzit mbipeshë kanë mungesa të lëndëve kryesore ushqyese. Ka disa lëndë ushqyese që janë të dobishme, pasi ndihmojnë në djegien e dhjamit. Për shembull një suplement për të humbur në peshë është vitamina B, e cila ndihmon metabolizmin me karbohidrate dhe proteina. Merrni 50-100 mg në ditë. (koha,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on September 3, 2013 in News

 

Tags: , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: