RSS

Merret peng kosovari, armën në kokë për seks oral

04 Sep

policia-durres1378279705Një ngjarje krejt e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e 31 korrikut në Durrës. Një pushues 20-vjeçar nga Mitrovica e Kosovës është marrë peng për 8 orë nga një 30- vjeçar që hiqej si polic, i cili ka tentuar të kryejë marrëdhënie intime me të riun e më pas i ka grabitur 700 euro dhe dokumentet e identifikimit.

Ngjarja është shënuar të shtunën, në plazhin e Durrësit, ndërsa policia ka identifikuar si autor dhe ka shpallur në kërkim 30-vjeçarin me origjinë nga Puka, B. I., banor në Sukth. 30-vjeçari është i skeduar nga policia si person me prirje biseksuale dhe tashmë është shpallur në kërkim e po punohet për kapjen e tij.

DESHMIA E 20-VJEÇARIT 
I shokuar, 20-vjeçari Arben F. nga Kosova ka përshkruar me detaje gjithë ngjarjen, nga momenti i rrëmbimit në plazhin e Durrësit deri në arratisjen e tij nga pengmarrësi. “Rreth orës 18:00 të së shtunës po bëja xhiro bregut të detit. Në bregun e detit m’u afrua një person, burrë rreth të tridhjetave, dhe më tha që ishte punonjës i Antidrogës. Më nxori një distinktiv ku lexonte ‘Policia’, por unë nuk e pashë mirë fotografinë që ta vërtetoja. Më tha se do të bënte kontroll për drogë.

Më mori në hyrjen e një pallati dhe më urdhëroi të zhvishesha nga mesi e poshtë. Më pas më tha të vishesha dhe më tha që jam i dyshuar. Më tregoi armën tip pistoletë dhe më mori në zonën e plazhit, në katin e pestë të një pallati.

Atje më tha të zhvishesha plotësisht, por nuk pranova. Më pas më tha se donte të kryente marrëdhënie seksuale me mua, nga goja, por në mënyrë absolute nuk pranova. Më pas më vuri pistoletën në gojë dhe më tha sërish të zhvishesha. Më vuri një palë pranga në duar dhe më lidhi në hekurat e një shtrati, tërësisht të zhveshur. Më tha se kishte dëshirë që të kryente marrëdhënie me mua, vetëm me gojë. Nuk pranova absolutisht. Vuri një kasetë me video porno dhe më tha ta shikoja, por unë nuk pranoja.

Nuk mund të bëhesha burrë para tij”, ka rrëfyer i riu. Ai ka deklaruar se pengmarrësi i ka treguar se më parë ka rrëmbyer edhe djem të tjerë, të cilët kanë pranuar çfarë i ka urdhëruar të bëjnë. “Më tha që ‘të gjithë ata që kam sjellë këtu kanë pranuar’, por unë nuk pranova kurrsesi. Rreth orës 12 të natës, më tha të vishesha dhe më pyeti ku e kisha shtëpinë. I tregova se isha me qira në sektorin e Rrotës së Kuqe. Më tha ‘dakord, do të të çoj në shtëpi’. Ishte natë dhe jashtë na priste një automjet. Mua më ulën në vendin e parë, ndërsa ai u ul pas meje. Por makina hyri në autostradë dhe ai më tha që ‘do të shkojmë në Maminas për të bërë qejf'”, ka treguar në polici 21-vjeçari.

Arben F. ka mundur të fiksojë targën e makinës me të cilën ka udhëtuar, çka ka ndihmuar policinë në identifikimin e autorit. “Kur mbërritëm në Maminas, atje ishte një lokal me muzikë, kishte edhe balerina. Sapo zbrita nga makina, u ula dhe lidha lidhësen e atleteve. Mora targën e makinës, tip ‘Benz’, AA 991 CT. Sapo hymë, ai foli me badigardin në vesh. Më pas foli në vesh edhe me një balerinë, e cila m’u afrua dhe më preku në trup në vende të ndryshme, edhe në organet gjenitale, por i përsërita disa herë të largohej prej meje. Qëndruam së paku deri nga ora 2 e 30 e mëngjesit, ose edhe më shumë. Kur u ngritëm të iknim, i thashë që doja të kryeja disa nevoja personale dhe ia kam mbathur me vrap. Ai më ndiqte me pistoletë në dorë.

Shtëpinë e parë që pashë, trokita fort duke kërkuar ndihmë. Ai m’u afrua dhe kur e pa që u zgjuan të zotët e shtëpisë, më kërkoi portofolin, ku kisha 700 euro dhe disa dokumente, dhe u largua me vrap”, – ka treguar kalvarin e tij të rrëmbimit, pushuesi kosovar. Më pas, kanë qenë banorët që e kanë ndihmuar dhe kanë lajmëruar policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje. Ende i tronditur, 21-vjeçari u ka kërkuar bluve të ndalojnë sa më shpejt autorin. “Unë dua që ai person të kapet e të vihet para drejtësisë, sepse kjo që më ndodhi mua, mund t’i ndodhë kujtdo. Ai është mashtrues dhe i rrezikshëm, sepse mban dokumente policie dhe armë me vete”, – ka përfunduar i riu nga Kosova.

 
Leave a comment

Posted by on September 4, 2013 in News

 

Tags: , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: