RSS

Kur Ismaili dhe Helena tymosnin marihuanë

05 Sep

ismail-dhe-helena-kadare-ne-pogradec_626457Ismail Kadare duket se vërtetë kishte përjetuar një periudhë liberale pas largimit nga Shqipëria më 1990. Shkrimtari më i shquar shqiptar, gjatë udhëtimeve nëpër botë ka guxuar të bëjë edhe ndonjë “mëkat” bashkë me bashkëshorten e tij.

Helena Kadare në Kujtimet e saj të titulluara “Kohë e pamjaftueshme”, e që është publikuar së voni, nuk heziton të tregojë shumëçka mbi jetën bashkëshortore dhe eksperiencat jetësore.

Kështu, ajo shpalos se gjatë një vizite në Amsterdam, bashkë me burrin e saj, gjatë një ndeje me miq, kishin tymosur ngapak marihuanë. Ky episod pa dyshim interesant i jetës së Kadarenjëve, nuk është përmendur deri më tash në mediat shqiptare

“Sa ç’ishte i vrullshëm e plot përshtypje befasuese udhëtimi në Amerikë, aq i shtruar e romantik ishte një tjetër udhëtim, ai Holandës” shkruan Helena Kadare.

E tëra, sipas Helena Kadare kishte ndodhur pas një darke te Japp Jansen, pronar i një shtëpie botuese holandeze.

“Japp Janseni na u drejtua të dyve, Is (Ismailit), dhe mua, për të na thënë se, ndonëse vinim nga një tjetër bote, ai shpresonte se në do ta kuptonim drejt. Shkurt, ai na shpjegoi se në mbarimin e darkës, ata, pra rrethi i miqve të tyre e kishin për zakon të merrnin nga një cigare me pak marihuanë, që e përgatisnin vetë. Po të donim mund ta provonim edhe në, në rast të kundërt nuk besonte se do të ndiheshim të fyer nga një doke e tillë, pakëz e mbrapshtë për mentalitetin tonë….”

Helena tregon se si kishte mbetur paksa e shtangur nga oferta, por jo edhe i shoqi.

“Is e çliroi gjendjen aty për aty me fjalët:”Për mua s’është problem. E kam provuar në Gjermani, madje më 1986, kur Shqipëria ishte ende komuniste. Duke qeshur ai shpjegoi se një mik dhe njëkohësisht botuesi i tij gjerman, ia kishte gjetur, në kohen që ishte i ftuar për daljen e romanit të tij Dimri i Vetmisë së madhe, në Gjermaninë Perëndimore” shkruan në Kujtimet e saj zonja Kadare.

Helena Kadare tregon se si ishte ndjerë pasi e kishte provuar marihuanën gjatë ndejës në Amsterdam.

“Pastaj ai (Jap Jansen) m’u drejtua mua, me po atë përdorim frazash të zgjedhura, që dinte t’i përdorte aq mirë: ” Chere Helene, besoj se do ta ndiqni burrin tuaj në këtë mëkatnim”. Iu përgjigja pa mëdyshje. Për habinë time, pasi e thitha disa herë, tryeza ku ishim shtruar u ngrit perpendikular para syve të mi. Vetëm kaq dhe një gjendje lehtësuese, si njeriu pasi ka pirë pak verë. Kurse unë prisja më shumë se kaq”, ka shkruar ajo.

Shkrimtarja Helena Kadare zbulon edhe efektin që ka kjo lloj droge e butë tek njeriu.

“Më pas më shpjeguan se efekti i saj është krejt personal dhe, me sa dukej, nuk bëja pjesë tek ata që nuk përfitonin sa duhej nga kjo tymosje e këndshme! Is, që me sa dukej, e shijoi atë më mire se unë , kërkoi pas pak një cigare të dytë”.

Në fillim të javës, Ismail Kadare ka qëndruar në Prishtinë ku është nderuar me çmimin “Ali Podrimja”.

Ky çmim është ndarë për herë të parë në kujtim të poetit Ali Podrimja i cili ndërroi jetë verën e kaluar në Francë.(indexal,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on September 5, 2013 in News

 

Tags:

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: