RSS

Filmi kosovar në Venecia

06 Sep

BALLKONI--PA-STRISH_13Për herë të parë në historinë e kinematografisë së Kosovës, përmes filmit “Ballkoni” të regjisores Lendita Zeqiraj, flamuri i Kosovës gjendet në mesin e flamujve të tjerë në hyrje të festivalit prestigjioz të filmit, në Venecia.

Filmi “Ballkoni” i regjisores nga Kosova, Lendita Zeqiraj, pati të mërkurën premierën botërore para publikut. Radhët e gjata të njerëzve pranë biletarive flasin për rëndësinë e shfaqjes së filmave në këtë festival.

Pjesëmarrja e filmit “Ballkoni” në Bienalen e Venecias është e një rëndësie të veçantë, jo vetëm për regjisoren dhe njerëzit që punuan në realizimin e këtij filmi, por edhe për kinematografinë e Kosovës, duke qenë filmi i parë kosovar i përzgjedhur nga një festival me rëndësi të madhe për filmin, si ky i Venecias.

Në një konkurrencë mjaft të fortë, në mesin e 14 filmave të shkurtër, në programin “Orizzonti” regjisorja është pozitive për suksesin e filmit, duke konsideruar se faza më e vështirë ishte ajo e përzgjedhjes.

Roli kryesor në filmin “Ballkoni” është luajtur nga aktori me famë botërore, Arben Bajraktari, i cili ka luajtur edhe në filmin “Taken”.

Të mërkurën, filmi “Ballkoni” u ftua nga festivali i filmit në Varshavë, si film mik, ndërsa regjisorja Lendita Zeqiraj, si anëtare e jurisë për garën e filmave të shkurtër. / Top Channel/Tupani

 
Leave a comment

Posted by on September 6, 2013 in News

 

Tags: , , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: