RSS

Abramovich 1.8 mln euro për ta kaluar Vitin e Ri me Lady Gagan

13 Sep

Këngëtarja Lady Gaga është një femër në “piacë”, jo vetëm për koncertet, por edhe me marrëveshje për performancë ekskluzive private.

Me rastin e Vitit të Ri, ajo do të këndojë në një festë private për Roman Abramovich, pronar i klubit të Chelsea, si dhe një nga më të pasurit e Rusisë.

Milioneri duhet të ketë ofruar 1 milionë e 500.000 sterlina (1.8 milionë euro) për t’i rrëmbyer Lady Gagas një “po”. Mësohet se popstar-i do të mbajë një koncert privat në jahtin e Abramovich dhe gjithçka do të zgjasë rreth 90 minuta.

Të gjithë këtë, Roman duhet ta ketë bërë për të kënaqur partneren e tij, Daria Zhukova, e cila është fanse e madhe e Lady Gagas.

Midis të ftuarve në këtë festë ekskluzive të Vitit të Ri, duket se do të jenë P.Diddy, Jay-Z dhe mbi të gjitha Beyonce, e cila është mikeshë e ngushtë e Gagas, aq sa të dyja kënduan edhe “Telephone”.

Kështu, pas “Kings of Leon” e Prince të blerë në të kaluarën vetëm për një natë nga Abramovich, presidenti i Chelsea ka realizuar kështu një tjetër goditje muzikore, duke shpenzuar rreth 900.000 euro më shumë në krahasim me shumën e tij të zakonshme, vetëm e vetëm për të pasur zonjushën Germanotta në bordin e jahtit.

 
Leave a comment

Posted by on September 13, 2013 in News

 

Tags: , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: