RSS

Kosova në Eurovision 2014?

18 Sep

Jemi mësuar të shohim që organizimet e mëdha kulturore të kërcënohen nga politika. Duket se pasojat e kësaj po i bart edhe pjesëmarrja e Kosovës në “Eurovision”.

Televizioni Publik i Kosovës akoma nuk ka arritur që këtë “situatë” ta pafavorshme ta vërë në vijë, ndonëse në qershor të këtij viti në Maltë qe mbajtur Asambleja e Unionit të Transmetuesve Evropianë, me ç’rast kishte folur edhe kryetari i Bordit të RTK-së duke kërkuar që Kosovës t’i njihet e drejta për pjesëmarrje në këtë festival.

Në këtë takim pati munguar Serbia, e cila ende vazhdon të kundërshtojë pjesëmarrjen e Kosovës në festivalin më të madh evropian të këngës.

Mentor Shala, drejtor i përgjithshëm i RTK-së, ka thënë për “Zërin” se kanë përgatitur një letër e cila i adresohet drejtorit të përgjithshëm të Televizionit Publik të Serbisë, me ç’rast synohet që të gjejnë gjuhë të përbashkët dhe të diskutojnë për pjesëmarrjen e Kosovës në “Eurovizion”, sepse dukshëm pjesëmarrja e shtetit serb nuk po e lejon depërtimin e këngës kosovare në skenën e festivalit që vitin tjetër do të mbahet në Danimarkë.

“Kanë thënë se në fund të shtatorit do të japin një përgjigje konkrete, ne po presim edhe pak, në anën tjetër kemi filluar përpjekjet që të kontaktojmë me përfaqësues të Televizionit Shtetëror të Serbisë”, ka treguar Shala, duke shtuar se bisedimet Kosovë-Serbi e kanë “zbutur” situatën.

“Së fundmi kemi bërë edhe një herë kërkesë në EBU për të parë se deri ku kanë shkuar përpjekjet tona. Ata kanë kthyer një përgjigje që duhet të presim edhe pak. Nuk varet nga ne, të gjitha janë probleme politike”, ka vazhduar më tej Shala.

Kosova nuk është pjesë e EBU- Unionit të Transmetuesve Evropianë, as e ITU – Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikimit dhe as e OKB-së. Mirëpo të gjitha këto atë nuk e ndalojnë që të jetë pjesë e “Eurovizionit”, përderisa është lejuar pjesëmarrja në Eurovizion për Valltarë.

“Nuk ka ndonjë barrierë ligjore për të qenë pjesë e Eurovizionit”, ka thënë Shala, duke shtuar se kanë marrë premtime nga përfaqësuesit e Unionit të Transmetuesve Evropianë se Kosova do të jetë pjesë e festivalit më prestigjioz evropian, duke bërë kështu që Serbia të lëshojë pe.

Shteti serb, i cili vitin 2007 e fitoi garën me këngën “Molitva” nga Marija Serifoviç, në anën tjetër është deklaruar se nëse Kosova lejohet që të marrë pjesë dhe vit për vit të dërgojë përfaqësues në festival, do të detyrohet të largohet nga gara.

Megjithëkëtë, pala kosovare nuk do të dorëzohet. Mentor Shala thotë se janë duke i shfrytëzuar të gjitha mundësitë që i kanë dhe në “Eurovizionin” e vitit 2014 të ketë edhe përfaqësues nga Kosova.

“Ne kemi mundësi vetëm të bëjmë presion dhe të ofrojmë argumente se ne kemi talentë, kemi rastin e Rona Nishliut, e cila ka përfaqësuar Shqipërinë dhe është renditur e pesta, në një konkurrencë që të gjithë ne e dimë si votohet”, është shprehur ai.

Gala koncerti i RTK-së mund të shndërrohet në festival për “Eurovision”

Sipas Shalës, nuk është kusht që televizioni të ketë festivalin e vet prej nga do të zgjidhte fituesin. Ai ka përmendur shtetin e Malit të Zi, i cili e zgjedh këngën përfaqësuese përmes një komisioni. Por, Kosova do të ketë një festival prej nga do të dalë përfaqësuesi për “Eurovizion”.

“Çdo vit e organizojmë një gala koncert, kështu që në vitet e ardhshme, nëse shohim që ka lëvizje do ta shndërrojmë në festival. Planet janë për të bërë një festival të këngës, në mënyrë që të shkohet në mënyrë të rregullt, transparente që të votojë edhe publiku”, ka thënë Shala.

Rona Nishliu, e cila në vitin 2012 me pjesëmarrjen e saj i siguroi Shqipërisë vendin e pestë, është shprehur se Kosova ka potenciale që të jetë pjesë e “Eurovizionit”. Siç thotë ajo, jemi dëshmuar nëpër festivale edhe jashtë trojeve shqiptare.

“Është iniciativë shumë e qëlluar. Më vjen mirë që dëgjoj për një iniciativë të tillë. Kosova ka shumë talentë dhe mendoj së ka ardhur koha dhe shpresoj të ndodhë sa më shpejt”, ka thënë Nishliu.

Në anën tjetër, një pjesëmarrje eventuale vitin tjetër Radio Televizionit të Kosovës do t’i kushtonte rreth 160 mijë dollarë, që është përafërsisht shuma që shumica e shteteve duhet të paguajnë për pjesëmarrje./Gazeta Zeri

 
Leave a comment

Posted by on September 18, 2013 in News

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: