RSS

Kroaci, “supershoferi” i autobusit

18 Sep

shoferi-kroaciNjë shofer autobusi në Kroaci do të largohet nga puna pasi është kapur duke përdorur dy telefona celularë në të njëjtën kohë, kur autobusi po udhëtonte me një shpejtësi prej 128 km/h.

Raportohet se ai i ka thënë pasagjerëve “të shohin punën e tyre” kur këta janë ankuar për rrezikshmërinë e veprimeve të tij.

Një nga pasagjerët, Zlatko Kralj, ka thënë: “Nuk më besohej se çfarë po bënte. Po shkruante mesazhe në dy celularë njëkohësisht dhe në timon kishte vënë vetëm bërrylat. I thamë që po vepronte si i çmendur, por na u përgjigj se sa t’i dërgonte ato mesazhe, do përqendrohej tek rruga.”

Pronari i kompanisë së autobusëve “Promet Makarska”, tha për gazetën ‘Slobodna Dalmacija” se shoferi do të hiqet nga puna. Mate Jujnovic u shpreh: “Nuk ka asnjë justifikim, po i përgatisim dokumentat dhe asgjë nuk e shpëton dot.”/ Top Channel

 
Leave a comment

Posted by on September 18, 2013 in News

 

Tags: ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: