RSS

Muzikën nuk e kam bërë asnjëherë për para

18 Sep

Është këngëtari më i suksesshëm e miliarder falë hip hopit. Ka arritur të krijojë biznes me hitet dhe krijimet e tij të mrekullueshme. Jay Z është 44-vjeçari i cili nuk do të hiqte dorë nga muzika sepse është pasioni që e ka bërë të dashurojë artin dhe jetën.

Por nëse bëhet fjalë për familjen ai do të bënte çdo sakrificë. Dhe ato janë dy dashuritë e tjera, Beyonce dhe vajza e tij e vogël Ivy Carter. Për më shumë rreth muzikës dhe jetës së tij do të na tregojë në këtë intervistë.

– Tashmë ju mund të quheni një biznesmen i muzikës. Si ia ke arritur deri këtu?
– Muzika ka qenë pasion për mua që i vogël. Jam rritur me të. Jam rritur duke krijuar, është në gjakun dhe shpirtin tim. Nuk e quaj veten një biznesmen por një njeri që di të krijojë biznes. Sepse nga albumet e shitura kam krijuar vërtet biznes. Por muzikën nuk e kam bërë asnjëherë për para. Ato kanë ardhur nga suksesi që kam pasur prej saj.

– Midis një jete të qetë dhe asaj të pasur e aktive kë do të zgjidhnit?
– Sigurisht një jetë të pasur me shumë zhurmë, aktivitete, shumë hip hop, muzikë të pastër. Nuk do bëja dot një jetë të përgjumur. Nuk jam natyrë e tillë. Dhe më pëlqen të luftoj për gjërat.

– Si do ta përkufizonit hip –hopin që bëni?
– Hip-hopi aktualisht është bërë shumë komercial. Nuk është më si ka qenë dikur. Por të duhen ato para dhe duhet të bëhesh një biznesmen në muzikë. Por të duhet shumë punë edhe në këtë rast. Të bësh këngë cilësore në hip-hop është më e vështirë se në çdo rrymë tjetër muzikore.

– Çfarë mendon se i ke shtuar kësaj muzike, që e bën atë menjëherë të dallueshme?
– Besoj se kam sjellë diçka ndryshe, por them se hip-hopi që unë bëj është edhe për rrugët, është origjinal, i pastër… Ka shumë energji në këngët e mia, ritëm që shpesh vjen i kombinuar me tinguj të këngëve të fuqishme pop. Këtu qëndron dhe ndryshimi mes muzikës që unë bëj dhe hip-hopit që aktualisht është në treg.

– Mendon se ke bërë shumë gabime në jetë?
– Të gjithë bëjmë gabime. Ndaj dhe jam këngëtar dhe producent hip-hopi, (qesh). Është mënyra për të kuptuar lumturinë dhe jetën e vërtetë. Megjithatë e rëndësishme është që i kam kuptuar dhe kam marrë njohuritë e mjaftueshme për të reflektuar mbi to. Morali që do të nxirrja prej tyre është: mëso nga gabimet dhe mos u dorëzo kurrë.

– Keni frikë nga vdekja?
– Nuk kam frikë nga vdekja. Kam frikë nga të mos provuarit e gjërave. Stepja do të më frikësonte më tepër.

– Cili është sekreti i suksesit tuaj?
– Suksesi është një fjalë e thjeshtë për t’u thënë por është një rrugë e gjatë për t’u përshkuar. Deri tani kam ecur shumë e kam punuar fort. Që i vogël jam marrë me punë dhe nuk do rrija dot pa punuar. Suksesi do vërtet sakrificë dhe vullnet, ai nuk arrihet kollaj. Unë mund t’ju them disa sekrete por sërish nuk do të mjaftonin. Punë, punë dhe vetëm punë ky është çelësi i sekretit tim. Dhe të besosh në energjinë tënde të brendshme.

– Le të flasim pak për Beyoncen dhe vajzën tuaj të vogël. Si po ecin gjërat në familjen e vogël?
– Oh, jam shumë i lumtur. Unë dhe Beyonce më në fund arritëm ëndrrën tonë. Për shkak të koncerteve dhe angazhimeve të mëdha kishim harruar të jetonim jetën personale dhe atë familjare e cila është e mrekullueshme. Për Beyoncen ndihem shumë i lumtur e i dashuruar. Jam me fat që kam një grua të bukur, një yll botëror dhe një nënë për vajzën time. Kemi punuar të dy bashkë që të shijojmë këtë moment tani, me vajzën tonë.

– Je më i lidhur më Beyoncen apo vajzën e vogël tani që ajo ka ardhur në jetën tuaj?
– Për mua të dyja janë të shtrenjta nuk i ndaj dot. Tani me vajzën kam filluar të rri më shumë. Madje ka kohë që shumë projekte i kam lënë përgjysmë për të ndenjur me të.

– Çfarë pëlqen Beyonce më shumë te ti?
– Fakti që jam i përkushtuar dhe shumë besnik. Ne kemi një lidhje shumë të gjatë së bashku jo vetëm në dashuri por dhe muzikë. Ajo na ka lidhur për një kohë të gjatë.

– Cili është kujdesi më i madh që ke treguar deri tani për vajzën tuaj?
– Kujdesem për të gjatë gjithë kohës kur jam pranë saj. Ndodh që i ndërroj edhe pelenat dhe nuk më vjen turp. Jam krenar që u bëra baba e jetoj këto ditë të bukura. /Zëri/

 
Leave a comment

Posted by on September 18, 2013 in News

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: