RSS

Nuk e “duan” babanë, nënën, vëllain

18 Sep

Ka periudha kur dëshiron të ikësh nga shtëpia. Ka periudha kur thjesht dëshiron të heqësh dorë, por ka edhe periudha kur nuk dëshiron të shikosh prapa dhe pendohesh që ke lindur në atë shtëpi, tek ata prindër.

Edhe pse ne e konsiderojmë veten me fat që nuk kemi një dramë të tillë në shtëpi, ne në fund ndahemi nga të dashurit tanë, për të mirë apo për të keq. Edhe yjet e famshëm janë sikur ne.

Edhe ata duan dhe urrejnë njësoj si ne. Disa nuk e kalojnë mirë me prindërit apo vëllezërit e tyre. Ne ju prezantojmë disa yje të Hollywood-it, të cilët kanë probleme me të afërmit e tyre.

Dëshiron të dish më shumë rreth nënës së Eminem-it, Debbie Mathers, atëherë dëgjoji këngët e tij. Apo lexoje librin e tij. Në albumin e tij “Relapse”, Eminem fajëson për përdorimin e drogës nënën e tij, nëpërmjet këngës “My Mom”, duke thënë se ajo e ka shkatërruar familjen. Pasi kishte botuar librin “My Son Marshall, My Son Eminem”, në vitin 2008, Debbie kishte ngritur padi ndaj tij për të përmirësuar disa informata.

Normalisht, superylli i muzikës, Beyonce Knowles, nuk dëshiron të flasë për familjen e saj. Mirëpo, grindjet e ashpra mes saj dhe babait Matthew Knowles, ishin temë kryesore në medie për një kohë të gjatë.

Beyonce muaj më parë i ka dhënë fund lidhjes me menaxherin e saj, respektivisht babanë e saj. Dhe arsyeja për këtë është keqpërdorimi i parave nga ana e Matthew dhe kjo kishte çuar në grindje të ashpër mes tyre, deri te ndërprerja e plotë e komunikimit.

Dikur ishin vëlla e motër të pandashëm. Ai ishte ndihmësi personal i Madonna-s. Por përçarjet kanë filluar kur Christopher Ciccone kishte botuar një libër autobiografik me titull “Life With My Sister Madonna”, i cili përmbante sekrete rreth pop-yllit. Thuhet se mes tyre ka pasur edhe një rrahje, ndërsa që nga ajo kohë, ata nuk i flasin njëri-tjetrit, edhe kur bëhet fjalë për dasma apo ceremoni varrimi.

 
Leave a comment

Posted by on September 18, 2013 in News

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: