RSS

Shqiptari hap klubin më të bukur në Zvicër

18 Sep

 

Një sound-sistem të markës Void për më tepër se 300 mijë franga. Një pamje mbi gjithë qytetin e Winterthur-it, i dyti për nga madhësia në kantonin e Cyrihut, dhe me mobilim të dizajnerit anglez Paul Smith, në katin e 7 të pallatit „Claudia House of Sound“, më 28 shtator me një eveniment të madh hapet klubi i nivelit të lartë „The View“, me menaxher shqiptarin Dardan Hajdaj.

Kështu e përshkruan hapjen e klubit më të bukur të Zvicrës gazeta me tirazhin me të madh në këtë vend, 20min. „Rregullimi i klubit në fakt është shumë eksplicit- mirëpo ky nuk është klub vetëm për shtresën elite, por për tërë regjionin“, thotë Dardan Hajdaj, që me përkrahjen e Royal Döner, ka investuar mbi 1 milionë franga në këtë klub.

Ai nuk do të kursejë as në shfaqjen e programit; „Ne do të angazhojmë edhe DJ të vendit dhe ndërkombëtarë në klubin që ofron plot 250 vende për të rriturit e moshës mbi 21 vjet.

I kontaktuar përmes telefonit nga portali albinfo,  24 vjeçari nga Peja, Dardan Hajdaj, tregon me një shqipe të rrjedhshme se është i diplomuar në gastronimi dhe ky është profesioni që e ka për zemër. Ndërsa në Zvicër thotë se ka ardhur si fëmijë fare i vogël./albinfo/ 

 
Leave a comment

Posted by on September 18, 2013 in News

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: