RSS

Aurela Gaçe, në vend të Mirjam Camit në “The Voice of Albania”

20 Sep

aa the voice albaniaKëngëtarja e njohur Aurela Gaçe do të zërë vendin e bukuroshes Mirjam Cami në jurinë e ‘The Voice of Albania’, që pritet të nisë edicionin e tij të tretë.

Lajmi është bërë i ditur nga anëtari tjetër i jurisë, Sidrit Bejleri, i cili ka postuar në rrjetin social “Facebook” një fotografi të jurisë së ‘The Voice of Albania’.

“Dhe “Voice” po fillon edicionin e tij të tretë…me Almën, Eltonin dhe Lelën.”- shkruan Bejleri në “Facebook”.

Pak ditë më parë, këngëtarja Mirjam Cami konfirmoi se nuk do të ishte më pjesë e jurisë së “The Voice”.

“Miq! Pasi me keni drejtuar shumë emaile dhe mesazhe në lidhje me spektaklin ‘The Voice of Albania’, nuk dua t’ju mbaj më gjatë në padijeni dhe ju them që unë nuk do jem pjesë e këtij edicioni të 3. Më keni mbështetur dhe shoqëruar në mënyrën më të bukur gjatë këtyre 2 viteve. Për mua ka qenë një eksperiencë profesionale dhe shpirtërore vërtetë e vlefshme, një pasuri në biografinë time dhe rrugëtimin tim artistik. Kam punuar me një staf të mrekullueshëm të cilit i uroj nga thellësia e zemrës një edicion sa më të suksesshëm dhe natyrisht me talente të cilat vetëm “The Voice” di të sjellë. Kolegët e mi do bëjnë një punë të shkëlqyer për t’ju mbajtur edhe vitin e 3 të gozhduar para ekranit🙂 ) ”, deklaroi këngëtarja.(ina,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on September 20, 2013 in News

 

Tags: , , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: