RSS

Piktori gjakovar në Tiranë

20 Sep

spahija-ekspoPiktori nga Kosova, Xhevdet Spahija, këtë radhë ka vendosur ta ndajë krijimtarinë me publikun artdashës të Tiranës. 

Ekspozita e tij, e çelur në Muzeun Historik Kombëtar, përcjell vizionin artistik të autorit në një mënyrë të plotë. Mes 64 punimeve në vaj gjenden piktura të bazuara në tematika të ndryshme që e frymëzojnë Spahinë në përditshmërinë e tij.

Mitologjia, nudot femërore të cilat më së shumti janë fryt i fantazisë së autorit apo edhe skenat nga e përditshmja e peisazhet e frymëzuara nga udhëtime të rrënjosura në kujtesën e tij, ndërthurin në vetvete ngjyra të shumta e hapësira ku piktori ka gjetur përmbushjen e tij artistike.

“Nëse kaloj qoftë një ditë pa pikturë, diçka më mungon. Kryesorja është të krijosh një pikturë të këndshme dhe joshëse për syrin”, shprehet Spahija.

Xhevdet Spahija është edhe profesor i pikturës pranë gjimnazit “Hajdar Dushi” në Gjakovë. Ekspozita e tij do të qëndrojë e hapur deri në datën 23 Shtator. / Top Channel

 
Leave a comment

Posted by on September 20, 2013 in News

 

Tags:

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: