RSS

Sot del në shitje iPhone 5S

20 Sep

indexSot telefoni i ri “iPhone 5S” i firmës Apple që ndër të rejat e tjera sjell edhe teknologjinë e skanimit të shenjave të gishtit. Që tani piratët e kompjuterave kanë ofruar një shpërblim për personin që do të arrijë të jetë i pari të thyejë kodin biometrik.

Ekspertët e sigurisë në internet Nick Deepetrillo dhe Robert David Graham kanë krijuar një faqe elektronike për të grumbulluar fonde nga publiku për atë që do të arrijë të zbulojë kodin e shenjave të gishtave të telefonit të ri.

Skaneri i telefonit të ri përdor shenjat e gishtit për të bllokuar ose çbllokuar telefonin, në vend të kodit numerik që përdorin telefonat e tjerë. Ai që do të jetë i suksesshëm duhet të paraqesë të filmuar se si mund të arrijë të kopjojë shenjat e gishtave nga një sipërfaqe , t’i riprodhojë ato, dhe t’i përdorë për të hapur telefonin iPhone 5S të personit të cilit i janë kopjuar shenjat e gishtave.

Dy ekspertët thonë se teknologjia e telefonit është shumë e avancuar dhe ata e krijuan shpërblimin për t’u treguar njerëzve se riprodhimi i shenjave të gishtave është më i vështirë se sa mund të duket. Deri në mesditën e së enjtes rreth 50 vetë kishin ofruar mbi 3 mijë dollarë për shpërblimin.(kp,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on September 20, 2013 in News

 

Tags:

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: