RSS

Arifaj: Premtojmë se s’do të mbajmë asnjë premtim

21 Sep

Mes 103 subjekteve politike pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale në Kosovë, Komisioni Qendror Zgjedhor certifikoi edhe një parti me emërtimin “Partia e Fortë”.

Që nga emri të cilin themeluesit e saj zgjodhën, duket qartë misioni i tyre: Partia e Fortë hyn në politikë për të denigruar politikbërjen aktuale në Kosovë. Ata bëjnë premtime, mbajnë fjalime, pra në pamje të parë sillen si çdo parti tjetër normale, por retorika e tyre është plot ironi, si mjeti më i fortë kundër politikës së ditës.

“Ajo që mund të them për të gjithë qytetarët që votojnë për ne në Prishtinë është se ne premtojmë që nuk do të mbajmë asnjë premtim. Ne s’jemi në frymën e fenomenit Grillo që është dicka joserioze, një shaka”, thotë Visar Arifaj, kryetar i Partisë së Fortë.

Edhe logoja e partisë së fortë është një shqiponjë “e fortë”, e paraqitur grafikisht me një simbol kombëtar “me muskuj”.

Gjatë hedhjes së shortit nga KQZ, Partisë së Fortë i takoi numri rendor 120 në fletëvotim, e që për ironi përkon me një nga motot e këtij subjekti.

“Jo rastësisht ky numër është njësoj sa është përqindja e pritshmërive tonë për rezultatet e këtyre zgjedhjeve. Sipas ekspertëve tanë dhe anketave të cilat ne i kemi bërë brenda partisë parashikojmë të fitojmë 120 përqind zgjedhjet”, thotë Arifaj.

Vetë Visar Arifaj, i cili tashmë njihet si “kryetari lexhendar” i është futur garës për kryetar të Komunës së Prishtinës. Mes politikanëve të vjetër e të rinj, ekonomistë e juristë, edhe Arifaj me profesion dizajner grafik ka planet e tij për Prishtinën, por sigurisht ato do të mësohen vetëm pas zgjedhjeve.

Së pari, atij i duhet t’i tregojë arenës politike kosovare se si mund të arrihet një fitore “ndryshe”. /topchannel/

 
Leave a comment

Posted by on September 21, 2013 in News

 

Tags: , , , , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: