RSS

Martohet pas dy vjetësh në koma, më pas i shkëpusin pajisjet që e mbanin në jetë (Foto)

21 Sep

Një grua e cila ka kaluar dy vite në koma i është dhënë lamtumira e fundit nga të afërmit dhe i dashuri i saj, të cilët vendosën të shkëpusnin pajisjet që e mbanin në jetë, një orë pasi ajo u martua.

He Jinging dhe i fejuari i saj, Lu Lai nga Guangdong në Kinën juglindore kishin botën nën këmbët e tyre në vitin 2011.

Të dy kishin gjetur punë të mira në qeverinë lokale, kishin blerë një shtëpi dhe po planifikonin të martoheshin. Por planet e tyre për një jetë të gjatë dhe të lumtur së bashku u ndërprenë tragjikisht, kur He Jingjing u sëmur një ditë në punë. Ajo ra në gjendje kome rrugës për në spital dhe nuk u zgjua më.

Familjarët e saj morën pjesë në një ceremoni martesë, për ti përmbushur ëndrrën çiftit. Ceremonia u zhvilluar në ambientet e spitalit, ku edhe pse në gjendje kome, nusja veshi fustanin e bardhë.

Organet e saj do të dhurohen për njerëzit në nevojë. Bashkëshorti, Lu Lai u shpreh i kënaqur që me organet e saj ajo do të ndihmojë njerëz në nevojë, ndërsa tha se ajo do të jetojë përgjithmonë në zemrën e tij.

Ndërkaq, edhe baba i saj tha se , ajo ishte një vajzë e mrekullueshme, i cili nuk mund të besonte se ajo ka vdekur.

“Ajo ishte një vajzë mrekullueshme , grua e gjallë . Unë nuk mund të besoj se ajo ka vdekur , ajo ishte fëmija ynë i vetëm , nuk e di si mund të jetojmë pa të” , tha baba i saj.

 
Leave a comment

Posted by on September 21, 2013 in News

 

Tags: ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: