RSS

Nora, në Indi për të mësuar jogën

21 Sep

nora asaniDashuria për jogën e ka shtyrë modelen, Nora Asani të udhëtoj drejt Indisë për të marrë njohuri më të mëdha në këtë sport.

Ndonëse kjo do të jetë njëra nga përvojat më të mira që ajo do t’i përfitoj gjatë periudhës së qëndrimit të saj në Indi dhe pas kthimit ajo planifikon të bëhet mësuese e jogës ku do të hap një qendër sportive “Fitness Models” në Gjermani.

nora asani indi
“Dëshiroj të bëhem mësuese e jogës, prandaj kam vendosur të shkoj në Indi dhe të bëhem një profesioniste e këtij sporti. Në Indi do të qëndroj deri në fund të vitit dhe pas kthimit do të merrem me trajnimin e të gjithë atyre që dëshirojnë të merren me jogë” ka thënë ajo për “Zëri”.

Për faktin se joga në Kosovë njihet pak, Nora ka planifikuar që në të ardhmen të vij edhe në Prishtinë me ndonjë projekt për këtë sport.

“Shpresoj që në të ardhmen të vij edhe në Prishtinë me joga dhe të ofroj njohuri për të rinjtë kosovarë”, shton ajo.

Joga është sporti më i preferuar për Norën me të cilën është marrë shumë vite më parë duke e pasur vetëm një hobi, ndërsa tani synon ta ketë edhe profesion.

“Joga është një sport i shëndetshëm edhe për të mbajtur trupin në formë, në kohën kur kam jetuar në Amerikë jam marrë shumë me të, ndërsa pas kthimit në Gjermani kam pauzuar paksa. Këtë lloj sporti më parë e kam pasur vetëm hobi, ndërsa tani dëshiroj ta kem edhe profesion”, thekson ajo.

Krahas këtyre angazhimeve, Nora do të vazhdoj aktivitetin e saj edhe në fushën e modës, ku javën e ardhshme do të realizoj një fotoshoting, dhe do të jetë pjesë e disa spektakleve të bukurisë që do të mbahen në Gjermani.

Dëshiroj të bëhem mësuese e jogës, prandaj kam vendosur të shkoj në Indi dhe të bëhem një profesioniste e këtij sporti

Për faktin se joga në Kosovë njihet pak, Nora ka planifikuar që në të ardhmen të vij edhe në Prishtinë me ndonjë projekt për këtë sport

 
Leave a comment

Posted by on September 21, 2013 in News

 

Tags: ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: