RSS

Aurela: Do t’ju bej te nguleni para televozorit!

23 Sep

aurela-gace-Si erdhi ftesa dhe vendimi per te qene pjese e ‘The Voice’?

Ftesa erdhi nga producentet. Kur m’u kominikua e pranova me shume kenaqesi sepse do te isha mes kolegeve te mi te cileve u respektoj punen shume te mire qe ata bejne, por mbi te gjitha do te isha mes miqsh shume te dashur te cilet me njohin e i njoh shume mire dhe kjo me ben te punoj shume qetesisht mes tyre. Ashtu sikurse koleget e mi kam shume vite ne skene dhe modestisht mund te them se kam mesuar aq sa mund t’i percoj ketyre te rinjve dhe rejave ato qe une di.

 

-Cdo anetar jurie ka nje menyre specifike te sjelljes ne raport me konkurentet dhe me skuadren e tij me pas, Aurela si do te jete ne kete rol?

Une jap fjalen qe do jem vetja ime se nuk bej dot ndryshe. Ata njerez qe jane skpetike do t’i bej te dashurohen me mua, ndersa ata qe s’me pelqejne, do t’i bej te ngulen perpara televizorit. Persa i perket konkurrenteve do te mundohem te jem shoqe me ta, por do te kerkoj maksimumin pa u treguar e vrazhde, pasi une e di shume mire se cdo te thote te kesh nje enderr. Do te mirekuptoj emocionet e skenes, pasi edhe une sot pas kaq vitesh, vazhdoj te pushtohem nga emocionet thuajse cdo dalje perpara publikut.
-Aurela, ti je nje shembull tipik i misionit te ‘The Voice’, nje vertetim qe zeri i mire shperblen edhe ne nje treg muzikor si Shqiperia. Cfare do t’u thuash paraprakisht atyre qe do te kalojne fazat perzgjedhese te ‘The Voice’?

Ata qe do te zgjedhin te punojne me mua, duhet te kene parasysh se per mua nuk mjafton vetem te kesh nje ze te bukur. Eshte shume i rendesishem karakteri i zerit dhe jo vetem. Une do te mundohem te nxjerr me te mirat e karakterit te atij apo asaj e t’i vesh zerin qe i pershtatet se tepermi.
-I ke ndjekur dy edicionet e para te spektaklit? Cfare do te vecoje?

Do te genjeja nese do te thosha se i kam ndjekur hap pas hapi. I kam ndjekur nga pak me shume deshire per aq sa kam pasur kohe. Ajo qe do te vecoja ne lidhje me formatin e spektaklit eshte fakti se gjithcka fillon nga trajneri. Cdo njeri prej tyre duhet te dije te tregoje me profesionalizem se cfare te mirash ka konkurenti qe eshte perzgjedhur. Duhet te dije t’ia tregoje publikut, pse ky dhe jo nje tjeter. Pra, duhet te dime si te punojme me keta zera, per t’i nxjerre me te mirat e konkurrentit.

 

-Si jane raportet me Sidritin, Almen dhe Eltonin?

Eltonin dhe Almen kam 20 vjet qe i njoh, kam pasur bashkupunime te ndryshme me te dy. Eltoni vec te tjerash ka qene edhe dirigjent i konecertit tim te pare recital. Ndersa me Sidritin kam me pak mardhenie te permarshme, por, sic thashe edhe me lart ketu jam mes miqsh dhe kolegesh qe e kuptojme, respektojme dhe e duam punen e njeri- tjetrit.

 
Leave a comment

Posted by on September 23, 2013 in News

 

Tags: , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: