RSS

Breaking Bad e Modern Family, fituesit kryesorë të “Emmy Awards”

23 Sep

23.09.2013 09:34
Seriali “Breaking Bad” e ka fituar çmimin kryesor gjatë ndarjes së çmimeve Emmy, pasi e ka fituar titullin si seriali më i mirë të zhanrit dramë, për herë të parë.

Çmimin për komedinë më të mirë e ka fituar seriali i televizionit ABC, “Modern Family”, në të cilin bëhet fjalë për një familje të shthurur.

Është hera e katërt radhazi që “Modern Family” e fiton çmimin si komedia më e mirë.

Çmimet kryesore të industrisë televizive kanë nderuar disa prej serialeve të vjetra por edhe disa të reja, derisa po diskutohet për transformimin e ofertave të prodhimeve të sotme në televizion që çdo herë e më shumë po bëhen përmes internetit.

“House of Cards”, seriali i faqës së internetit, Netflix e ka fituar çmimin për regjinë më të mirë, por ka dështuar që të sigurojë çmimet për dramën më të mirë dhe në kategorinë e aktorëve më të mirë.

Jeff Daniels, e ka fituar çmimin për aktorin më të mirë në serialet e zhanrit dramë, për rolin në “The Newsroom”, ndërsa Claire Danes, për të dytin vit me radhë, e ka fituar çmimin e aktores më të mirë për rolin në “Homeland”, në të njejtën zhanër të serialeve.

Gjatë ceremonisë së çmimeve Emmy, fitoi edhe Michael Douglas në kategorinë e miniserive/filmave për rolin në filmin “Liberace – Behind te Candelabra”.

Aktori më i mirë në zhanrin komedi u shpallë, Jim Parsons për rolin në serialin e sukseshëm, “The Big Bang Theory”, ndërsa Julia Louis-Dreyfus e fitoi çmimin si aktorja më e mirë në të njejtin zhanër, për rolin në serialin “Veep”.

 
Leave a comment

Posted by on September 23, 2013 in News

 

Tags: ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: