RSS

Cilat janë kërkesat e tyre “të çmendura”?

23 Sep

Nëpër koncerte, udhëtime pune, apo thjesht për të pushuar, kjo nuk ka rëndësi, VIP-at dëshirojnë që kërkesat e tyre të plotësohen një për një. Lule të shtrenjta, çarçafë të qëndisur, ushqime bio, suita që kushtojnë shumë. Por mbi të gjitha, një rrëmujë e paimagjinueshme që vetëm ata dinë ta bëjnë. Në vazhdim do t’i paraqesim disa yje dhe kërkesat e tyre “të çmendura” të drejtuara hoteleve që qëndrojnë. Duhet cekur se ata janë të padëshiruar nga të gjitha hotelet e mëdha.

Ujë mineral për të bërë dush dhe gjëra të papërdorura kurrë më parë. Këto kërkon këngëtarja, Mariah Carey, kur kalon një natë në ndonjë hotel. Ajo është shumë kërkuese, sidomos në tualet. Edhe ushqimi duhet të jetë i një cilësie të lartë i shoqëruar me shampanjë dhe i servirur në pjata ngjyrë të kaltër si të qiellit.

Edhe Nicole Kidman nuk ngelet pas. Përveçse e zgjedh personalisht dhomën, aktorja australiane preferon që ndriçimi i suitës ku do të qëndrojë të bëhet me llamba 40 vat, në vend të atyre 60. Ajo përveç llambave, kërkon të flejë në çarçafë super të shtrenjtë. Të mendosh se vetëm për një qëndrim 12-orësh në hotelin “Four Season” të Çikagos, i detyroi punonjësit që t‘i ndryshonin çarçafët dhe t’i zëvendësonin ata me të tjerë, më të bukur dhe sigurisht më të mirë.

Në këtë listë gjendet edhe aktori i njohur, Johnny Depp.

Në vitin 1994, në kohën e lidhjes së tij, bukuroshi Deep shkatërroi thuajse plotësisht suitën e “Mark Hotel” të Nju-Jorkut, duke shkaktuar rreth 10 mijë dollarë dëme materiale. E njëjta shifër për të paguar dëmet e shkaktuara në fshatin olimpik nga Kombëtarja Amerikane e hokejit pas humbjes me skuadrën e Republikës Çeke në Olimpiadën Dimërore në Nagant në vitin 1998.

Në hotele i padëshiruar është edhe aktori Russell Crowe, i cili njihet si një njeri i cili flet shumë në telefon. Në një rast u desh të intervenonte edhe sigurimi e hotelit pasi që ai ishte vërsulur ta sulmonte recepsionistin i cili ishte vonuar pak gjatë transferimit të lidhjes së kërkuar.

 
Leave a comment

Posted by on September 23, 2013 in News

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: