RSS

Limaj përkrahë iniciativat, PDK drejt ndarjes

23 Sep

Ende pa u bërë një javë që nga shpallja e verdiktit në rastin “Kleçka”, ku komandant “Çeliku” së bashku më bashkëluftëtarët e tij triumfoi përballë akuzave për krime lufte, sot Fatmir Limaj do të tregoi rrugën e re politike nga do të shkoi.

Indeksonline ka mësuar nga burimet të afërta me deputetin Limaj, se ky i fundit sot në mesditë do t’i thotë lamtumirë Partisë Demokratike të Kosovës, ku edhe do të tregoi rrugën e re politike, për t’a mbështetur Iniciativën Qytetare për Malishevën.

Limaj sot do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e prezantimit për kryetar dhe të kandidatëve për asamble të Iniciativës për Malishevën.

“Mes kryeparlamentarit Jakup Krasniqi dhe deputetit Fatmir Limaj ekziston një disponim i mirë për të bashkëpunuar në rrugëtimin e përbashkët në politikë”, ka thënë burimi i Indeksonline.

Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi, në zgjedhjet lokale do të përkrahin bashkëpunëtorët e tyre të pakënaqur me PDK-në, të cilët së fundi kanë formuar Iniciativa qytetare për të garuar në zgjedhje.

“Dua t`ju njoftoj se me kënaqësi do t`i përgjigjem ftesës së qytetarëve të Malishevës në tubimin që ata kanë paraparë. Për një kohë të gjatë më ka munguar komunikimi me qytetarët. Do të kem kënaqësi që tani t`u drejtohem me një fjalim të gjithë atyre që u kam munguar. Shihemi atje”, ka shkruar Limaj në Facebook.

 
Leave a comment

Posted by on September 23, 2013 in News

 

Tags: ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: