RSS

Osmani-dashnor i Cecë Arkanit – mik me Thaçin dhe Veselinoviqin

25 Sep

osmaniNjë biznesmen kontravers shqiptarë, që pak ditë më parë u bë i njohur edhe për një takim sekret me Ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë, ka deklaruar se ka miqësi me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçin, dhe po ashtu me njërin prej udhëheqësve kryesor të strukturave kriminale në Serbi.

Ai është përfolur edhe si dashnor i këngëtares së njohur serbe, gruas së njërit prej kriminelëve më të njohur të luftërave në Ballkan, dhe po ashtu në Kosovë, Cecë Razhnjatoviq, dikur Arkani.

Në një intervistë për gazetën serbe “PressOnline”, biznesmeni Qazim Osmani flet rreth miqësisë së tij me Hashim Thaçin dhe Zvonko Veselinoviq si dhe lidhjet e tij me këngëtare serbe Natasha Trias, Ana Nikoliq si dhe Ceca Raznatoviq, kurse ka zbuluar edhe planet për të investuar në Serbi.

“Kjo është një lojë kumori, e kisha pasion, unë gëzohem kur rrezikoj, unë kaloj natën në kazino”, tha Qazimi. Ai s flet në lidhje me shumat e fituara, por thotë se “ndodh që brenda një nate të kem humbur edhe 700 mijë euro, por nganjëherë marrë edhe një sasi të madhe”.

“Unë jam duke planifikuar një investim serioz në Serbi në kazino, bixhoz në internet dhe në industrinë e hotelerisë”, ka thënë Osmani.

Qazimi thotë se Kosova është në një situatë shumë të vështirë ekonomike dhe duhet arritur marrëveshje për barrierat administrative që pengojnë bashkëpunimin me Serbinë.

Ai pranoi se e njeh Hashim Thaçin dhe shumicën e liderëve në Kosovë. “Unë jam mik, në marëdhënie të mira edhe me Zvonko Veselinoviqin”. Është e njohur se Osmani, sipas mediave serbe, ka qene i lidhur edhe me këngëtaren Natasha Bekvalac, Ana Nikoliq si dhe ish-bashkëshorten e kriminelit serb, Zelko Raznatovi – Arkan, Ceca Raznatoviq.(botasot,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on September 25, 2013 in News

 

Tags:

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: