RSS

Bushi i vjetër, dëshmitar i një martese homoseksuale

26 Sep

7BC726FF-5E60-4CCB-A4DB-741D418DCB7E_w308_r1Ish presidenti amerikan, George H.W. Bush ka qenë dëshmitari zyrtar në një martesë homoseksuale të dy mikeve të tij, raporton Associated Press duke cituar zëdhënësin e tij të mërkurën.

Bush dhe bashkëshortja e tij, Barbara kanë marrë pjesë në ceremoninë e martesës së Bonnie Clement dhe Helen Thorgalsen si qytetarë privat në ceremoninë që është mbajtur të shtunën, ka thënë zëdhënësi Jim McGrath.

Thorgalsen e ka postuar një fotografi në profilin e saj në Facebook ku Bush shihet duke e nënshkruar licencën e martesës si dëshmitar.

Martesat homoseksuale lejohen në shtetin amerikan, Maine nga dhjetori i vitit të kaluar.

Kur Bush ishte udhëheqës në Shtëpinë e Bardhë, martesat në mes të homoseksualve nuk kanë qenë një çështje me rëndësi siç janë sot.

Një nga djemtë e tij që gjithashtu ka qenë president, George W. Bush, i ka kundërshtuar martesat në mes gjinisë së njejtë, i cili në vitin 2004 i kishte dhënë përkrahje një amandamenti i cili kishte për qëllim shpalljen si të paligjshme të martesave homoseksuale.

Sidoqoftë, bashkëshortja e tij, Laura Bush dhe vajza e tij, Barbara Bush i kanë përkrahur martesat e tilla, siç bënë edhe ish zëvendësi i tij, Dick Cheney, vajza e të cilit, Mary Cheney është hapur homoseksuale.

Zëdhënësi i George W. Bush nuk ka pranuar të komentojë praninë e Bushit të vjetër në një martesë homoseksuale.(rel,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on September 26, 2013 in News

 

Tags: ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: