Brenda një ditë, dy njohje për Kosovën. Libia thuhet të jetë shteti i 103 që zyrtarisht ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Ministri Enver Hoxhaj, sërish ka postuar në rrjetin e tij social informacionin për njohjen e dytë të pavarësisë, e cila ka ardhur brenda të njëjtës ditë.
“Edhe një njohje tjetër. Ditë e mrekullueshme për Kosovën”, ka shkruar ai në twitter.
Hoxhaj konfirmon njohjen, por ndryshe nga njohja e parë, së cilës i ka përmendur edhe emrin e shtetit, në rastin e dytë nuk ka saktësuar emrin e shtetit që ka njohur pavarësisë së Kosovës. Burime të tjera thonë se ky vend është Libia.
Advertisements