RSS

Shqiptarja flet me njerëzit në koma! (Video)

27 Sep

shqiptarjaVite më parë ishte një fëmijë i zakonshëm, por me një dëshirë të paepur për të lexuar.

Më vonë shfaqi shumë talente. Pikturonte dhe sfilonte, duke mos lënë kurrë pas dore shkollimin dhe duke u kapur fort pas ëndrrës së saj, atë të studimeve jashtë vendit.

Tashme, plot 16 vite pas largimit nga Tirana, Lorina Naçi është një ndër shkencëtaret e rralla shqiptare. Ajo komunikon me njerëzit në koma.

Edhe pse në një moshe mjaft të re, Lorina mbart një CV mjaft të pasur.

Ajo u diplomua në vitin 2002 për psikologji dhe pikturë në Universitetin e Giorgias, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në të njëjtin universitet kreu edhe masterin shkencor për Inteligjence Artificiale.

Gjatë kësaj kohe, Lorina Naçi vendosi për doktoraturën, ku nga rezultatet e shkëlqyera të studimeve u ftua në Universitetin e Cambridge dhe u specializua në neuroshkencë, transmeton T.CH.

E vlerësuar për arritjet e saj në fushën akademike, në vitin 2011 udhëtoi me bashkeshortin e saj drejt Kanadasë, ku të dy morën ftesën për të punuar në universitetet kanadeze.

Në fazen post-doktorale ajo u bë pjesë e një grupi shkencëtarësh, arritja më e madhe e të cilëve ishte zbulimi se njerëzit në koma mund të komunikojnë me të afërmit e tyre.

Lajmi se një shqiptare ishte pjesë e ketij grupi pushtoi mediat prestigjioze botërore, të cilat vlerësuan me nota shumë pozitive shkencëtaren shqiptare Lorina Naçi.(tribuna)

 

 
Leave a comment

Posted by on September 27, 2013 in News

 

Tags: ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: