RSS

Shtatorja e ish -presidentit Rugova ngrihet në Prishtinë

27 Sep

shtatorja rugovaShtatorja e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, ka arritur, mbrëmë vonë, në Prishtinë.

Pak para mesnate, ajo është vendosur në bazamentin e ngritur në Sheshin e Pavarësisë, i cili e mban emrin “Ibrahim Rugova”.

Edhe në ato orë të vona, aty ishin mbledhur qindra qytetarë, të cilët ndiqnin së afërmi vendosjen e shtatores në bazament.

Rrugëtimi i shtatores nga Tirana në Prishtinë është shoqëruar nga pjesëtarë të ushtrisë e të policisë së Shqipërisë dhe nga pjesëtarë të FSK-së dhe të policisë së Kosovës.

Shtatorja ka përshkuar rrugën e kombit dhe autostradën që mban emrin e presidentit Rugova, i cili këtu e njëzet vjet më parë kishte qenë ideatori i realizimit të këtij projekti madhor që e lidh Kosovën me Shqipërinë.

Ai thoshte se me ndërtimin e autostradës qytetarët e Kosovës do të shkojnë në Tiranë, për një kafe, e do të kthehen në Prishtinë për pak kohë. Dhe anasjelltas.

Në vendkalimin kufitar midis Shqipërisë e Kosovës, në Vërmicë, kishte dalë për ta pritur edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, i cili është shprehur i entuziazmuar me realizimin e projektit.

“Është emocion i veçantë ta kemi Rugovën afër, një simbol të qëndresës, një simbol të burrërisë, një simbol të marrëveshjeve, një njeri që u angazhua dhe tërë jetën iu përkushtua pavarësisë së Republikës së Kosovës”,ka thënë Mustafa

Shtatorja e liderit historik të Kosovës është prej bronzi dhe ka lartësi prej 4.20 m. Ajo është punuar nga skulptori shqiptar Julian Muqollari dhe ndihmësit e tij, në një kohë rekord, për vetëm 15 ditë.

“Jam i emocionuar. Kam dhënë maksimumin për ta përjetësuar këtë figurë të madhe të kombit shqiptar” shprehet skulptori Muqollari, me të mbërritur në pikën kufitare të Vermicës.

Shtatorja e Ibrahim Rugovës do të përurohet sot, në mesditë, me një ceremoni shtetërore, të organizuar nga komuna e Prishtinës, me mbështetjen e Presidencës së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Për të nderuar personalitetin e Presidentit Rugova, në ceremoni do të jetë e pranishme Garda e nderit e FSK-së. (koha,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on September 27, 2013 in News

 

Tags: , , , , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: