RSS

Vetëvendosje shpërlanë para

27 Sep

albin kurtiLëvizja Vetëvendosje nuk ka kurrfarë të drejte të kërkojë para prej qytetarëve. Jo derisa është vet borxhli i fëlliqur. Me këtë veprim, ajo ka treguar se nuk dallon nga partitë e tjera, të cilat tashmë kanë keqpërdorur buxhetin e shtetit.

Kështu mendon Dren Shahini, zëdhënësi i “Lëvizjes për Bashkim”, duke komentuar spotin televiziv te Albin Kurtit ku iu kerkon para elektoratit per fushaten e zgjedhjeve te 3 nentorit.

Sipas tij, VV duke kërkuar para nga qytetarët po i pastron paratë që i merr nga financimet e kompanive.

“Ata po mundohen që të bëjnë sa më shumë buxhet në mënyrë që t’i pastrojnë paratë apo edhe t’i mbulojnë kompanitë që i kanë financuar”, tha thënë Shahini për express. “Duke thënë se nuk kemi financa po mundohen t’i mbulojnë shpenzimet që i bëjnë”.

Por diçka e tillë nuk e çudit fort Lëvizjen për Bashkim.

Kjo pasi Shahini, zëdhënës i saj vlerëson se Vetëvendosja ka dështuar tashmë në provimin moral, kur janë sjell si janë sjell me Lëvizjen për Bashkim në vitin 2011 në koalicionin parazgjedhor.

“Duke mos na ndarë asnjë cent deputetëve tanë nga fondin për mbështetje të subjekteve politike”, pohon ai.

Gjithashtu sipas Shahinit, kërkesa publike e liderit Albin Kurti, për mbështetje materiale të lëvizjes së tij dëshmon pabarazinë e tyre dhe njëherit vërteton se VV nuk dallon shumë nga partitë tjera të cilat tashmë kanë bërë keqpërdorime të buxhetit të shtetit.

“Nuk e di a ka ndonjë pabarazi, sesa të kërkosh një barazi financiare kur vet je munduar ti mohosh ekzistencën një subjekti me të cilin bashkë e ke themeluar një iniciativë qytetare dhe bashkë me të ke marrë pjesë në zgjedhje”.

“Duke u viktimizuar në këtë mënyrë gjoja se nuk kanë buxhet, ata gjithashtu po mundohen me vjel sa më shumë vota”, shprehet i bindur Shahini.

Megjithëse Vetëvendosja thotë se nuk e ka ndërmend të merret me këto akuza të Lëvizjes për Bashkim.

Dardan Molliqaj, sekretar i VV-së, thotë se LB ka marrë përgjigje nga të gjitha institucionet tek të cilat është ankuar me pretendimin që iu është bërë e padrejtë vë vitin 2011.

“Fondi që është ndarë, është ndarë për subjektet politike, do të thotë për neve. Ne nuk kemi qenë në koalicion zyrtar dhe çdo pretendim i tyre është hush poshtë”, ka thënë Molliqaj për Express.

Sipas tij, çdo akuzë të pabazuar që hedh LB kundrejt VV’së duhet të jetë e mbështetur në fakte. “Jemi i vetmi subjekt politik në Kosovë, që e kemi transparent raportin financiar, janë të gjithë donatorët aty dhe të gjithë qytetarët që na mbështesin financiarisht”.

Por sipas Molliqajt LB është vet subjekt politik që nuk është transparent me financat e saj.

“Ku reagim i kësaj lëvizje vjen në kohë fushate, për të na dëmtuar ne, në vend se të merren me pushtet që po e dëmton e po e rrezikon atë”, ka sqaruar Molliqaj, sipas të cilit e vetmja arsye që VV i është drejtuar qytetarëve për ndihmë, është për shkak të transparencës. “Subjektet e tjera financohet nëpërmjet metodave jotransparente. Ne mendojmë që politika duhet të jetë e kushtëzuar prej popullit. Ashtu siç i ftojmë të na mbështesim në aksione e protesta, ashtu i ftojmë edhe të na mbështesin edhe me fonde”, pohon Molliqaj.

Reagimi i Lëvizjes për Bashkim, vjen menjëherë pas lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka kërkuar nëpërmjet një videoje mbështetjen materiale të qytetarëve për fushatë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen me 3 nëntor. (tribuna)

 
Leave a comment

Posted by on September 27, 2013 in News

 

Tags: , , , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: