RSS

Djali pinte drogë, babai nuk duroi dot më dhe u vetëvar

28 Sep

droga marihNjë 49-vjeçar nga Korça i ka dhënë fund jetës ditën e djeshme duke u vetëvarur.

Shkak mësohet të ketë qenë shqetësimi që ai kishte kohët e fundit për djalin e tij 20 vjeçar që konsumonte drogë në mënyrë të rregullt.

Pëllumb Tole,banues në lagjen 16 në Korçë, është gjetur paraditen e djeshme i varur në shtëpinë e tij. Duket se Tole ka planifikur çdo gjë me detaje për t’i dhënë fund jetës së tij.  Ai nuk ka vajtur në punë si çdo ditë, por ka dërguar djalin dhe nusen me qëllim të mbetëj vetëm në shtëpi. Pas një telefonate që i ka bërë nënës së vet, ku thuhet se i ka treguar që do të vetëvaret, ka kryer dhe aktin e flijimit.

“Nuk mundem ta shtyj më, ndihem i pafuqishëm për t’ia dalë. Kur të vini nuk do të më gjeni të gjallë, por kështu është më mirë për mua”. Mësohet  se këto kanë qenë fjalët e fundit që i ka thënë të ëmës në telefon.

Familjarët e tij thonë që Tole nuk ka patur probleme të tjera familjare apo ekonomike, i vetmi problem i tij ishte konsumimi i drogës nga ana e djalit. Ai ishte përpjekur disa herë për ta shtruar në qendër rehabilitimi djalin për të lënë drogën, por pa sukses. Sipas familjarëve të tij, ky ishte shkaku që e çoi 49-vjeçarin nga Korça të vetëvarej./Shekulli Online/ E.B./

 
Leave a comment

Posted by on September 28, 2013 in News

 

Tags: , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: