RSS

Në burg partia naziste greke

28 Sep

nazistetgrekeQeveria greke i ka dhënë një grusht të fuqishëm partisë neonaziste Agimi i Artë. Në kuadrin e një hetimi të gjërë ligjor për veprimtari të mundshme kriminale të kësaj force politike që ka filluar prej disa ditësh,Gjykata e Lartë e Greqisë ka dhënë në mëngjesin e së shtunës urdhër-arreste për 36 funksionarë të kësaj partie.

Në fillim është arrestuar lideri i saj, Nikos Mihaloliakos ,më pas numri dy zëdhënësi i Agimit të Artë Ilias Kasidhiaris dhe tre deputetë të tjerë. U janë hedhur prangat gjithashtu tetë funksionarëve të tjerë në kryeqytetin grek, ndërsa është në zhvillim operacion i policisë për gjetjen dhe arrestimin e personave të tjerë.

Midis të arrestuarve ndodhet edhe Jorgos Patelis, një prej funksionarëve të lartë të kësaj partie dhe kryetari i degës së saj në lagjen Nikaia të Athinës, ku u vra disa ditë më parë një muzikant anti-fashist nga një anëtar i Agimit të Artë.

Sipas burimeve nga Gjykata e Lartë akuzat kryesore për arrestimet e bujshme janë ato të krijimit të një organizate kriminale që ushtron dhunë mbi qytetarët grekë dhe emigrantët e huaj dhe si rrjedhim përbën një kërcënim për sigurinë publike.

Madje sipas burimeve gazetareske thuhet se në dosjen penale për aktet kriminale të kësaj organizate po hetohet për gjithsej pesë vrasje brenda viteve të fundit dhe disa dhjetëra sulme të dhunshme, fakte që janë zbuluar nga zbardhja e tabulateve telefonike në bisedat midis anëtarëve të saj.

Të arrestuarit pasi janë çuar në Drejtorinë e Policisë pritet të dërgohen në prokurori, ndërsa në të gjithë vendin janë marrë masa të rrepta sigurie për reagime ndoshta dhe të dhunshme nga anëtarë dhe përkrahës të kësaj partie që arriti të bëhej brenda një viti forca e tretë politike në vend, duke shfrytëzuar krizën ekonomike.

Por vrasja e të riut anti-fashist Pavlos Fissas në 18 shtator nga një anëtar i neonazistëve, që ka pranuar publikisht krimin, ka bërë që balancat politike të ndryshojnë ndjeshëm, ndërsa është bërë nisma për fillimin e hetimeve që po çojnë në shkatërrimin e kësaj force politike.

Zëdhënësi i qeverisë greke Simos Kedhikoglou ka deklaruar pas arrestimeve të para se demokracia ka institucione mbrojtëse dhe drejtësia ka mjetet për të bërë punën e saj,ndërsa ka përjashtuar mundësinë për zgjedhje të parakohëshme në vend.

Është hera e parë që në Greqi arrestohet një kryetar partie dhe deputetë të parlamentit qysh prej vitit 1974. / Top Channel

 
Leave a comment

Posted by on September 28, 2013 in News

 

Tags:

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: