RSS

“The Telegraph”: Shteti më i ri, Kosova edhe cak turistik

04 Oct

kosovo-view_2690597bDeri më sot jemi mësuar të shohim sesi Shqipëria zbulohet vit pas viti nga të huajt. Shumë reportazhe, klasifikime kryesisht për pushimet verore por edhe kronika të mediave të huaja kanë sjellë në vëmendje të turistëve të huaj, vendin e vogël në Ballkan, si një destinacionet që edhe pse rekomandohet herë pas here sërish mbetet i pazbuluar katërcipërisht. Por ka një destinacion tjetër që këtë herë na con tek shteti më I ri europian. Është Kosova, shteti që numëron me jehonë çdo njohje në botë, (deri tani është njohur nga 104 shtete) shteti I ngërthyer mes bisedimesh të vazhdueshme për të vendosur marrëdhënie normale me Serbinë, shteti i dalë nga lufta, shteti ku administrate ngrihet me mund dhe përballet me vështirësi të mëdha, shteti ku varfëria llogaritet 30.9 për qind. Por është edhe Kosova ndryshe, vendi I bukurive natyrore dhe pasurive kulturore e historike, paçka se një pjesë e tyre e rrënuar nga lufta. Deri më sot Kosova nëpërmjet një siti të saj kishte hyrë në listën e “zezë” të UNESCO-s, për shkak të rrënimit  të një prej pasurive të saj.

Por ja tek shihet ana tjetër e shtetit më të ri europian, këtë herë në një shkrim nga Tom Rowley, botuar në gazetën e njohur “The Telegraph”. Titullohet “Kosovo: what to see in Europe’s neëest country” në shqip “Kosova, çfarë të shohësh në shtetin më të ri të Europës”. Autori shkruan se Kosova ende nuk konsiderohet si një destinacion pushimesh, por kjo duhet të ndryshojë. Shkrimi ka disa komente ku nuk mungojnë ngjyrimet ultranacionaliste të disa lexuesve që nuk ngurrojnë të quajnë shqiptarët si pushtuesit e Ballkanit, por, shkruan Shqiptarja, le të mos e shkëpusim vëmendjen nga shkrimi që për herë të parë sjell një vështrim ndryshe dhe një sugjerim për të pushuar në Kosovë, ku siç shkruhet në fund të artikullit janë fare të pakta informacionet turistike.

Autori e fillon reportazhin dhe udhëtimin e tij me përshkrimin e fshatit të Runjevës në ultësirën e Maleve të Sharrit , për tu fokusuar në një nga shtëpitë e gurit, e shndërruar në një bujtinë model për turistët. “Më në fund arritëm në Hanxhik, një shtëpi guri që sheh nga lugina. Këtë vit një cift anglez dhe fqinjët e tyre kosovarë  e kanë restauruar me shumë kujdes, duke ruajtur stilin tradicional shqiptar dhe duke e hapur si një shtëpi pushimi, e plotësuar me shtratin martesor dhe djepin prej druri të familjes që dikur ka jetuar këtu .

Vetëm 14 vjet më parë, Hanxhik është përdorur një kohë të shkurtër si një nga qindra e strehimet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , gjatë luftës së përgjakshme në mes të shqiptarëve dhe serbëve . Tani transformimi i saj  bëri jehonë në tërë Kosovën si një vend dikur i famshëm për luftë, por që po fillon të përqafojë turizmin.

“Kur unë  kthehem në Britani , njerëzit vazhdojnë të thonë se ‘ Je aq trime? – Nuk të ke frikë të jetosh atje “,- thotë Mary Packer , e cila  ka restauruar shtëpinë me Alan,  burrin e saj , dhe miqtë e tyre nga fshati , Nazmi dhe Kadrije Berisha. “Është koha për të flakur tutje  atë imazh të vjetër dhe të tregoni një histori të ndryshme , në lidhje me trashëgiminë kulturore që është këtu dhe mikpritjen që gjen tek banorët.” Shkruan në reportazhin e tij Tom Rowley cili vëren se ndonëse nuk është shndërruar akoma në një destinacion turistik, pesë vite pas shpalljes së pavarësisë, Kosova numëron turistët e saj, të cilët në fakt janë vetëm disa qindra. Turistët e parë kanë të zbuluar një vend të këndshëm me peizazh të  thyer  dhe të mirë për të ecur mes epokës otomane, arkitekturës , ideale për një fundjavë relaksuese apo një ekskursion të gjatë si pjesë e një turneu të gjatë duke përfshirë edhe  Maqedoninë fqinje apo Malin e  Zi” .

Ndonëse gazetari cilëson se sipas ministrisë së jashtme angleze pjesa më e madhe e vizitave ka qenë pa probleme, zona që duhet shmangur është natyrisht Mitrovica,  ku ka konflikte të cilat do të largonin çdo turist. Por gazetari britanik konstaton se Kosova është mjaft e lirë.  madje edhe sipas standardeve ballkanike: një gotë verë ose një shishe birrë është më pak se  1,50 stërlina.

“Ne tashmë kemi ngrënë , kur arrijmë në Hanxhik, por Packers këmbëngulin që ne të provojmë një ëmbëlsirë tradicionale të përgatitur nga Kadrija, një gatim me tre lloje qumështi. ” Në Kosovë , nuk mund të marrësh kurrë vetëm  një filxhan çaj “, shpjegon Mary .

Alan , i cili punon në pushtetin lokal , la shtëpinë e çiftit në Yorkshire në vitin 2000 , një vit pas përfundimit të luftës , për të ndihmuar përkohësisht me rindërtimin e vendit,  por shpejt vendosi të qëndronte . Maria, një gjinekologe u bashkua me të . “Është kaq e bukur “, thotë ajo . ” Ne i fotografojmë malet çdo ditë – dhe  gjithmonë duken pak më ndryshe . Në mbrëmje , vendasit festojnë dasma duke kënduar  me dajre “. Ata përshëndetën mysafirët e tyre të parë në mars dhe kanë qenë plotësisht të rezervuar çdo fundjavë të vitit.

Udhëtimi i gazetarit vijon në Prizren, një qytet aktiv në jug perëndim me rrugët e ngushta me kalldrëm në një qytet të mirë ruajtura që u ndërtuan nga osmanët , të cilët zënë vendin deri në vitin 1912 .  përshkrimi i qytetit sjell një panoramë të natyrës dhe historisë ku ndërthuren xhamitë e vjetra otomane dhe manastiret serbe . Më shumë se dy duzina Manastireve Ortodokse Serbe janë të shpërndara në të gjithë Kosovën , përfshirë edhe kishën e shekullit të 14-të në Deçan , një orë e gjysmë në veriperëndim të Prizrenit, afër kufirit me Malin e Zi” shkruan gazetari britanik transmeton koha.

Ajo që bie në sy është jeta e qetë gjatë ditës dhe në kontrast me të, jeta e natës, ku baret dhe klubet e xhazit në rrugën qendrore të qytetit mbushen plot me të rinj.

“Edhe në këtë qytet, gjurmët e luftës janë të pashmangshme. Rrugët mbajnë emrat e Tony Blair dhe Bill Clinton, duke nderuar kontributin e tyre në përfundimin e luftës.

Duke u kthyer në Hangjik , e pyes Kadrije Berishën nëse një fluks i të huajve do të shqetësonte paqen e fshatit. Ajo përgjigjet qartë . “Ndryshimi është shumë i mirëpritur  . Gratë i thonë burrit tim se më solli mua në këtë fshat dhe tani unë po sjell të tjerë.” Përfundon artikulli i botuar në “The Telegraph”

 
Leave a comment

Posted by on October 4, 2013 in News

 

Tags: ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: