RSS

Edhe serbët të “çmendur” pas këngës shqiptare “Të ka lali shpirt”(Video)

08 Oct

te ka lali gjanNjëra ndër këngët shqipe më të klikuara deri më sot në Youtube, ka “simotrën” e saj edhe në gjuhën serbe, e lansuar po ashtu në Youtube.
Hiti i verës që shkoi “Të ka lali shpirt”, kënduar nga Silva Gurbardhi ft. Mandi ft. Dafi, vetëm pak kohë pas lansimit të saj në Youtube, ka fituar “sozien” e saj në gjuhën serbe.

Kënga “Samo namigni” (shqip: “Vetëm ma shkel syrin), e kënduar Viki (Violeta) Milkoviq & Dado (Damir) Polumenta, është edituar në Youtube vetëm një muaj pas këngës origjinale “Të ka lali shpirt”.
Në diçiturat e tyre në Youtube kanë vetëm një zë të përbashkët, autorin e muzikës. Në të dyja diçiturat shkruan se autor i muzikës është Alfred Sula. Të dhënat tjera janë të ndryshme. Në versionin shqip të këngës Sula shfaqet edhe në rolin e orkestruesit, ndërsa orkestimin e versionit serb të këngës e ka bërë Dragan Tashkoviq –Tashke.

Por, edhepse bëhet fjalë për të njëjtën këngë, tekstet e tyre janë shumë të ndryshme. Ato kanë të përbashkët temën – dashurinë, por dallojnë karakteret e tyre. Në vesionin shqip ka më shumë përkëdheli, më shumë shprehje të dashurisë, ndërsa në versionin serb ka brenda shprehje të dashurisë dhe refuzim, ka lajka e lutje, por edhe shpoti e përçmim…
Njohësit e muzikës do të vënë re dallime të konsiderueshme midis dy versioneve të këngës, ndërsa dëgjuesit më të vëmendshëm do të vënë re probleme serioze në marrëdhëniet e metrit të tekstit me ritmin e muzikës…

Nuk thuhet kot, edhe kopja më e mirë është më e keqe se origjinali i dobët.
Në fund të fundit, dallimi midis dy versionave shprehet edhe në numrin e klikimeve. Versioni shqip “Të ka lali shpirt”, deri më tash ka mbi 27 milionë klikime në Youtube (saktësisht 27.222.643), ndërsa versioni serb “Samo namigni” ka rreth 22 milionë klikime më pak (4.702.536). ( illyriapress/reporteri/Tupani)

 
Leave a comment

Posted by on October 8, 2013 in News

 

Tags: , , , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: