RSS

Deklaratat e Shaqirit dhe Xhakës pas ndeshjes

11 Oct

shaqiri deklarataShqipëtarët e Zvicrrës janë shprehur për mediat shqiptare, normalisht në gjuhën shqipe, pas triumfit 1-2 në Qemal Stafa.

Shaqiri

”Shqipëria deshti fitoren dhe ishte normale. Kam kujtime të mira nga Tirana dhe falenderoj fansat për gjithë mbështetjen e tyre. Kam dashur që ne të ishim të parët e Shqipëria e dyta, por do shohim se çfarë kanë bërë kombëtaret e tjera. Besoj se në botëror gjithë shqiptarët do jenë me ne”, tha Xherdan Shaqiri.

Xhaka

”Derbi ishte shqiptarë. Ishim ne 6 dhe ata 11. Ishte ndeshje emocionale , por ne jemi në Brazil dhe shikuesit panë ndeshje të bukur sepse u realizuan 3 gola. Momenti i himnit ishte emocional, ne kemi gjak shqiptar dhe doja ta këndoja himnin në fillim po më pastaj jo. Megjithatë rastin nuk e kam humbur me qëllim. Januzaj është lojtari i mirë i ri dhe shpresoj se do ka fat, por nuk e di se kë do e zgjedhë. Është vështirë të zgjedhësh, por nuk e di situatën e tij, por nuk është leht siq mendoni ju për zgjedhjen e kombëtares. Vëllau im mund të luaj dhe është në rrugën e duhur”, u shpreh Granit Xhaka.

Mehmedi

”Ne u gëzuam se u kualifikuam në Brazil. Luajtëm në vendlindjen tonë dhe loja ishte emocionale. Normalisht se ne jemi 6 shqiptarë dhe do përfaqësojmë një pjesë të Shqipërisë në Brazil dhe besoj se fansat shqiptarë do krenohen”, deklaroi Admir Mehmedi.

Kasami

”Doja të luaja sot, por trajneri nuk vendosi ashtu. Jam shqiptar dhe kam emocione, por nuk më pëlqen se shqiptarët kanë pak inat dhe më kanë shajt shumë në Londër. Mua Federata Shqiptare nuk më kontaktuar kurrë, as nuk ka shfaqur aspak interes. Unë i kam shokë Xherdanin, Admirin, Valonin dhe të tjerët. Kisha kontakte me Lorikin dhe ai më ftoi të luaja për Shqipërinë, por isha i ri dhe nuk kisha kohë të vendosja,” u shpreh Pajtim Kasami (tribuna)

 
Leave a comment

Posted by on October 11, 2013 in News

 

Tags: ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: