RSS

Dështon Shqipëria, Zvicra në Botërorin 2014

11 Oct

shaqiriShqipëria dështon sërish. E treta humbje radhazi për kuqezinjtë tanë, por kjo e fundit “djeg” shumë, pasi përveçse nuk ka më asnjë shans për Botërorin 2014, renditemi të parafundit, atë vend që shpesh e kemi arritur në eliminatore.

Një gol i shënuar nga Salihi në fund të ndeshjes, vetëm sa krijoi një iluzion për të paktën një barazim, çka do të ishte një ngushëllim për djemtë e De Biazit dhe që mund të renditeshim diçka më lart, kur kemi parasysh që kemi edhe një ndeshje për të luajtur më 15 tetor, atë me Qipron në Nikosia.

Një pjesë e parë për t’u harruar, pa asnjë rast për shënim nga kuqezinjtë, ndërsa Zvicra duket se na fali shumë. Me të filluar pjesa e dytë, pikërisht shqiptari Xherdan Shaqiri na ndëshkon. U duk sikur Shqipëria do të reagonte dhe shtylla e Roshit hapi një farë shprese, por goli i dytë i zvicerianëve demoralizoi jo vetëm futbollistët në fushën e lojës, por edhe tifozët.

Në fund një penallti e fituar dhe që kthehet në gol nga Salihi, por që vlen vetëm për këtë të fundit nga ana personale. Zvicra shkon në Brazil 2014, ndërsa Shqipëria do të nisë një tjetër epokë, që pritet të zbardhet së shpejti, me rinovimin ose jo të De Biazit.((Eduard Ilnica/BalkanWeb),Tupani)

 
Leave a comment

Posted by on October 11, 2013 in News

 

Tags: , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: