RSS

Januzaj shkakton debate në Angli

11 Oct

Adnan Januzaj është kthyer në objekt polemikash në Britaninë e Madhe dhe shkak për këtë u bë një deklaratë e Jack Wilshere në lidhje me mundësinë që 18-vjecari shqiptar ka për të luajtur me përfaqëesuesen e drejtuar nga Roy Hodgson.

Futbollisti i Arsenalit pati theksuar se te “Tre Luanët” duhet të grumbullohen vetëm futbollistë të lindur në Angli, gjë që nuk është mirëpritur nga Federata Angleze e Futbollit.

JanuzajSekretari i Përgjithshëm i saj, Greg Dyke i është kundërpërgjigjur menjëherë Wilshere duke e cilësuar deklaratën e tij disi të tepruar duke marrë si shembull në këtë pikë edhe atletin Mo Farah, kampion olimpik në 5000 dhe 10000 m.

“Të thuash se një futbollist që nuk ka lindur në Angli nuk mund të luajë me përfaqësuesen tonë është dicka e tepruar. Po të ishte kështu, atëherë për ne nuk do të garonte Mo Farah”, tha ai.

Ndërkohë ai që përkrahu idenë e Wilshere ishte pikërisht trajneri i përfaqesueses U21 të Anglisë, Garet Southgate që bëri një krahasim me përfaqësuesen e kriketit që ka në përbërje lojtarë me origjinë nga vende të tjera.

“Duket se këtu duan të aplikojnë filozofinë e skuadrës së kriketit. Problemi është se si do të bëhet kjo? Është një temë interesante, gati-gati një debat filozofik”, u shpreh ai.

Drejtuesit e Federatës Angleze iu kundëpërgjigjën edhe Southgate duke deklaruar se do të diskutojnë me këtë cështje dhe do të marrin një vendim pasi të kenë kuptuar se cila është zgjidhja më e mirë për futbollin anglez. / Top Channel

 
Leave a comment

Posted by on October 11, 2013 in News

 

Tags:

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: