RSS

Tifozët: “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”. Politikanët: E turpshme

11 Oct

74155_2“Urrejtja” e tifozëve kuqezinj ndaj gjashtë lojtarëve me origjinë shqiptare që luajnë për Zvicrën është shfaqur sot në stadiumin “Qemal Stafa”, ku zhvillohet ndeshja Shqipëri-Zvicër .

Thirrjet kundër shqiptarëve që luajnë me Zvicrën kanë shkaktuar reagimin e politikanëve në rrjetet sociale, të cilët e kanë cilësuar si të turpshme dhe të rrezikshme sjelljen e tifozëve në stadium.

Ndërsa tifozët thërrisnin njëzëri në stadium “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, ish-kryeministri Berisha shkruan në “Facebook”, “Miq, kjo është e rrezikshme”.

Ndërkohë deputeti socialist Erjon Braçe i cilësoi si të neveritshme thirrjet kundër shqiptarëve.

“E dija që do ndodhte kjo, është e turpshme, e neveritshme. Jo injorantë, Shqipëria nuk është e juaja, ju nuk mund të na përfaqësoni. Kundër thirrjeve të ndyra: Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve.”- shkruan Braçe.(er.nu/BalkanWeb)

 
Leave a comment

Posted by on October 11, 2013 in News

 

Tags: ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: