RSS

Ronaldo shpëton tifozin shqiptar

12 Oct

ronaldo-gjoka-perqafimCristiano Ronaldo duket se ka arritur të bindë prokurorin federal të Floridës për të rrëzuar dy aktakuza ndaj tifozit shqiptar Roland Gjoka, që kishte zbritur në fushë për të përqafuar asin portugez gjatë ndeshjes Real-Chelsea. 

Gjesti në fjalë i kushtoi 20-vjeçarit shqiptar një natë në burg dhe akuza të shumta, disa prej të cilave prokurori ka vendosur t’i anulojë, pikërisht falë letrës që i kishte dërguar Ronaldo.

Konkretisht, ndaj të riut janë rrëzuar akuzat e “cënimit të rendit publik”, që shmang mundësinë për të përfunduar në burg; dhe “shkelje të pronës”, që shmang heqjen e kartës së studentit ndërkombëtar në Universitetin e Majemit, të cilën e kishte siguruar me shumë mund.

“U përqafuam, folëm, pastaj erdhën agjentët e sigurisë dhe e morën. Ai nuk u tregua as i dhunshëm, as agresiv. Kurrë!. Ai po studion në një kolegj prestigjoz të Floridës, por druhem se mund të hasë probleme serioze me Departamentin e Emigracionit nëse akuzat nuk tërhiqen. Prandaj ju lutem që të rishqyrtoni ngjarjen. Me respekt, Cristiano Ronaldo”, shkruante portugezi në letrën e tij. / Top Channel

 
Leave a comment

Posted by on October 12, 2013 in News

 

Tags: , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: