RSS

4 arsye pse një mashkull frikësohet nga lidhja serioze

19 Oct

love 3Të gjithë miqtë e tij janë beqarë

Kjo duket si një nga ato arsyet e papranueshme, mirëpo është e vërtetë. Meshkujt kanë më pak tendenca të fillojnë një lidhje serioze, nëse miqtë e tij më të mirë janë ende beqarë. Ka mundësi që ai të ndihet i veçuar nga të tjerët në ato netët kur dalin meshkujt bashkë.

Mund të mos jetë i gatshëm
Ndoshta ai frikësohet të mbetet me një person për tërë jetën, prandaj dëshiron që të ‘hulumtojë’ edhe mundësi të tjera. Kjo do të thotë se nuk është i gatshëm të fillojë lidhjen me ju dhe është më mirë që të ndërpritet lidhja, pasi që, sidoqoftë, ajo nuk do të zgjasë nëse ai nuk është 100 % i përkushtuar.

Mendon se është shumë i ri
Ai mund të mendojë se është shumë i ri për të filluar një lidhje serioze. Meshkujt zakonisht mendojnë që para se të fillojnë lidhjen serioze duhet të provojnë mjaft gjëra të tjera, të vizitojnë shumë vende me miqtë e tyre dhe të ‘shijojnë’ jetën para se t’i përkushtohen një personi të vetëm.

E ka dikë tjetër
Kjo është një gjë e vështirë për ta pranuar, por mund t’ju duhet ta pranoni atë. Ndoshta ai sapo është ndarë nga dikush tjetër, prandaj nuk është i gatshëm për një tjetër lidhje, apo thjesht kjo ‘dikush tjetër’ është motra e tij ose një mike e afërt, së cilës ju nuk i pëlqeni.(shqipmedia/tupani)

 
Leave a comment

Posted by on October 19, 2013 in News

 

Tags:

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: