RSS

Çfarë thotë horoskopi për dashurinë këtë muaj?

19 Oct

horoskop_Dashi
Këtë muaj ju do të jeni më bashkëpunues dhe diplomatik, kur është fjala për partnerin. Dielli do të hyjë te Peshorja, duke e nxitur për paqe dhe harmoni në çështjet personale. Do të zbuloni se ju mund të përdorni sharmin tuaj për t‘ju dërguar më larg, në vend të taktikave të zakonshme të vrazhda. Një hënë e re në Peshore do t’ju ndihmojë që të shfrytëzoni energjinë e saj në një mënyrë pozitive. Urani në shenjën tuaj, gjithashtu edhe Hëna e Plotë më 18 tetor do t’jua bëjnë jetën kaotike. Mund të ndiheni pak i pasigurt dhe jostabil për disa ditë.

Demi
Katër planetë do të lëvizin drejt Akrepit këtë muaj, duke përmirësuar çështjet personale, komunikimin me personat e dashur dhe do t’ju bëjnë më të përkushtuar. Ju do të mundoheni të dëgjoni më me kujdes personat e dashur dhe do t’i trajtoni të tjerët me respekt. Fokusi do të jetë në përpjekjet për të kënaqur të tjerët dhe për të rikthyer harmoninë. Marsi do të hyjë te Luani, duke nxitur pasionin dhe argëtimin në departamentin e romancës, por ju mund të jeni impulsivë. Jupiteri është në shenjën e Gaforres, prandaj do të keni një dëshirë të ndihmoni të tjerët, qoftë një të afërmi, fqinji apo një grupi të komunitetit.

Binjakët
Dashuria dhe romanca do të jenë në pikën e tyre më të lartë këtë muaj dhe nëse jeni beqarë do të keni shumë raste të reja për të takuar dikë. Ju mund të bëni një fillim të ri në këtë fushë të jetës suaj, pa marrë parasysh a jeni në një lidhje serioze apo sapo keni filluar të kërkoni dashurinë. Dielli do të jetë në shenjën e Peshores dhe dashuria juaj do të jetë në nivel të lartë. Një Hënë e re do të nxjerrë në pah aftësinë tuaj për t’i bërë të tjerët për vete. Neptuni do të hyjë te Peshqit dhe shenja juaj do t‘ju sjellë pasiguri e konfuzion në lidhje me çështjet e karrierës. Ju mund të ndiheni sikur ju mungon drejtimi në jetë. Do të punoni shumë dhe do të keni mbështetjen e kolegëve.

Gaforrja
Jupiteri vazhdon të jetë në shenjën tuaj, duke zgjeruar dëshirën tuaj natyrale për t’u kujdesur dhe për të mbështetur të tjerët. Mund të ndiheni i pavlerësuar. Plutoni, Urani dhe Dielli do të vështirësojnë shenjën tuaj këtë muaj, kështu që do të jeni të tensionuar dhe do të ndieni shumë shqetësim në lidhje me çështjet e karrierës, familjes dhe dashurisë. Megjithëse keni një dëshirë të fortë për të ndryshuar dhe për t’u rritur, mund të ketë sfida për të tejkaluar dhe kundërshtime të mëdha nga të tjerët. Jeta juaj e dashurisë do të jetë interesante dhe e gjallë, por duhet të keni durim.

Luani
Marsi është në shenjën tuaj, duke sjellë ambicie dhe nevojë për ndryshim. Ju do të merrni iniciativën për të shkuar pas gjërave që doni me pasion. Do të jeni kokëfortë dhe impulsivë. Dielli në Peshore do të sjellë lidhje pozitive me të afërmit, fqinjët dhe njerëzit e komunitetit tuaj. Do të ketë një bashkëpunim të mirë dhe një vullnet nga të gjithë. Hëna e re do të sjellë një dëshirë për t’u lidhur me të tjerët dhe për të qenë shumë mbështetëse. Duhet të keni një shpirt zemërgjerë dhe të lejoni që aftësitë tuaja kreative të ndikojnë në realizimin e duhur të projekteve. Nëse jetoni me të tjerët, do t’ju duhet të komunikoni qartë dhe të jeni bashkëpunues.

Virgjëresha
Neptuni ndodhet te Peshqit dhe sektori juaj i dashurisë mund të jetë në kaos e ju të ndieni konfuzitet. Kjo ka shkaktuar disa telashe, ndikimi i të cilave do të vazhdojë për disa vite. Jupiteri do të hyjë te Gaforrja, duke sjellë një dëshirë që të ndihmoni miqtë dhe të afërmit. Mund të keni dëshirë të bashkoheni me një grup që merret me punë bamirëse në komunitet. Katër planetë do të hyjnë te Akrepi këtë muaj, duke dhënë shenja se ju do të keni mundësi të ndihmoni të tjerët në familjen tuaj të gjerë. Mund të merrni pjesë edhe në një seminar.

Peshorja
Ju do të ndiheni me plot vetëbesim dhe fuqi, pasi që Dielli është në shenjën tuaj këtë muaj. Hëna e re do t’ju ndihmojë të keni një fillim të ri personal, duke përdorur aftësitë dhe talentet tuaja personale. Kjo do të ishte një ditë e mirë për t’u fokusuar në projektet artistike si dekorimi, dizajni apo diçka të tillë. Do të dukeni bukur dhe të gjithë do t’ju shohin me admirim. Sidoqoftë, disa planetë në kundërshtim me shenjën tuaj mund t’jua bëjnë jetën më stresuese dhe më të vështirë. Mund të ndieni presion në jetën tuaj shtëpiake ose në një marrëdhënie. Çështjet e karrierës mund të jenë të komplikuara. Një Hënë e plotë që hyn te Dashi mund t’ju sjellë një krizë me partnerin.

Akrepi
Disa planetë, duke përfshirë Diellin, do të hyjnë në shenjën tuaj këtë muaj, duke nxjerrë në pah kualitetet tuaja natyrale, fuqinë dhe vetëbesimin. Merkuri dhe Venera do t’ju ndihmojnë të lidheni me të tjerët dhe të jeni shumë bashkëpunues. Ju do të dëgjoni të tjerët dhe do të jepni këshilla, bazuar në jetën dhe eksperiencën tuaj. Saturni do të sigurojë që ju jeni i përgjegjshëm dhe serioz. Hëna e re që hyn te Demi më 18 tetor do të sjellë ndryshime të pazakonta në punë. Kjo mund të thotë se mund të përjetoni një krizë për shkak të nxitimit dhe moskushtimit të duhur të vëmendjes ndaj detajeve.
Shigjetari
Marsi që hyn te Luani, një tjetër shenjë zjarri, mund të sjellë pasion dhe shumë entuziazëm në lidhje me planet për udhëtim ose për edukim. Gjithashtu ju mund të përfshiheni në një projekt që ka të bëjë me shkrimin ose mësimin. Ju mund të merrni një vendim impulsiv në lidhje me këto çështje. Urani në shenjën e Demit, mund të sjellë jostabilitet dhe ndryshim në jetën tuaj dashurore, por kjo vetëm se do t’jua bëjë jetën më interesante. Hëna e plotë më 18 tetor do t’i turbullojë gjërat. Çështjet e dashurisë mund të jenë të parehatshme për disa ditë, por ju do të mbijetoni. Miqësitë do të jenë shpërblyese këtë muaj. Ju do të zbuloni se keni njerëz besnikë dhe që ju mbështesin rreth vetes.

Bricjapi
Ky mund të jetë një muaj i vështirë me tri planetë në kundërshtim me shenjën tuaj. Ju mund të ndiheni i stresuar dhe të zbuloni se të tjerët janë në një udhëtim dhe po mundohen që t’ju kontrollojnë. Hëna e plotë te Demi më 18 tetor mund të komplikojë gjërat edhe më shumë. Për disa ditë jeta në shtëpi do të jetë sfiduese dhe mund të ketë zhvillime të papritura që ju zemërojnë. Do të ketë një Hënë të re te Peshorja dhe në sektorin e karrierës suaj më 4 tetor. Tërë muajin ju mund të merrni energjinë e Peshores që t’ju ndihmojë për të shfrytëzuar sharmin tuaj me njerëzit në vendin e punës.

Ujori
Marsi do të jetë te Luani, shenja juaj e kundërt, këtë muaj. Ju do të jeni argumentues dhe mbrojtës, kur është fjala me partnerin tuaj ose me publikun dhe do t’ju duhet të keni kujdes me temperamentin. Do të bëni plane të reja për vazhdimin e edukimit ose ndarjes së njohurive tuaja në fusha, si: arti, dizajni ose moda. Ju mund të planifikoni një udhëtim argëtues dhe relaksues. Nëse dëshironi që të vazhdoni progresin në karrierën tuaj dhe ta merrni atë seriozisht, ju duhet të punoni shumë, të lidheni me të tjerët dhe të arrini punëdhënësit e duhur. Kjo mund të përfshijë disa ngjarje të mëdha, ku duhet të shkoni nëse dëshironi të takoheni me ta.

Peshqit
Jupiteri ndodhet te kanceri dhe sektori juaj i dashurisë e romancës do t’jua zgjerojë mundësitë. Pa marrë parasysh a jeni me dikë apo jo, ju do të ndiheni më i dashur dhe do të përjetoni më shumë kënaqësi. Neptuni është ende në shenjën tuaj, kështu që ju sigurisht se do të kaloni më shumë kohë në qetësi dhe mendime. Punoni në projekte artistike e kreative. Shfrytëzoni kohën për të shkruar mendimet tuaja dhe për të medituar. Disa planetë do të shkojnë drejt Akrepit, një tjetër shenjë e ujit. Mund të mendoni edhe disa drejtime të reja për karrierën tuaj.(shqipmedia/Tupani)

 
Leave a comment

Posted by on October 19, 2013 in News

 

Tags: , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: