RSS

Ekskluzive: Adnan Januzaj ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare me Manchesterin

19 Oct

adnan menachester januzaj
Mesfushori kosovarë i Manchester United, Adnan Januzaj ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Manchester United.

18 vjeçarit të cilit do t’i skadonte kontrata qershorin e vitit të ardhshëm i është shpërblyer paraqitja e tij e javës së kaluar kundër Sunderlandit me kontratë pesë vjeçare nga klubi.

Januzaj është shprehur shumë i lumtur me vazhdimin e kontratës me “djajtë e kuq”.
1385670_649990438354617_1045262546_n

“Është një nderë i madh të jesh në gjendje të nënshkruash me Manchester United. Që kur kam ardhur këtu gjithmonë jam ndier që ky ishte klubi i duhur për mua”, ka thënë Januzaj për faqen zyrtare të klubit.

“Ky stinor ka qenë shumë i mirë për mua. Udhëtimi së bashku me skuadrën në turneun parasezonal, debutimi në Community Shield, fitorja në Wembley dhe pastaj depërtimi në skuadrën e parë kundër Sunderlandit ishte sikur një ëndërr. Unë dua të punoj shumë dhe ta stabilizoj veten si futbollist i Manchester United”, ka përfunduar Januzaj.

Në anën tjetër trajneri i Manchester United, David Moyes është shprehur.

“Ai është një talent i jashtëzakonshëm dhe më ka impresionuar vazhdimisht që kur kam ardhur në United në korrik. Balanca e tij, aftësia për të kaluar lojtarët është e mahnitshme për një djalosh të moshës së tij.

Është shumë mirë që ai e di që ky klub me traditën e zhvillimit të futbollistëve të rinj, është vendi më i mirë për të që të jetë”. Ende nuk është zyrtare shuma se sa do të fitoj Januzaj me kontratën e re mirëpo jo zyrtarisht thuhet se ai do të ketë pagë prej 40 mijë funteve në javë. /Zëri/

 
Leave a comment

Posted by on October 19, 2013 in News

 

Tags:

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: