RSS

Japonezët preferojnë dashurinë virtuale

25 Oct

dashuria-virtualeNëse nuk bëhet diçka e shpejtë për të nxitur lindjet në Japoni, atëherë popullësia e këtij vendi do të tkurret me një të tretën nga viti në të cilin jemi deri në 2060. 

Një nga arsyet përse mungesa e lindjeve të fëmijëve është kthyer në një emergjencë për brezin e ri të burrave japonezë është preferenca e tyre për filmat vizatimorë dhe lojrat e kompjuterit ndaj seksit.

Tokio është metropoli më i madh në botë ku jetojnë mbi 35 milionë persona, ndaj dhe në pamje të parë duket e çuditshme që një vend me një popullsi të tillë të ketë të tilla probleme.

Akihabara, një zonë e qytetit që i kushtohet tërësisht filmave vizatimorë, që në gjuhën lokale njihen is manga ose anime, konsiderohet si parajsa e burrave të tillë, që identifikohen me termin otaku.

Ata janë një brez meshkujsh që janë rritur në 20 vite stanjacioni ekonomik dhe që kanë zgjedhur ta vazhdojnë jetën të zhytur në botën e tyre të fantazisë.

Për rrjedhojë, ata zgjedhin të lidhen me vajza virtuale, që ofrohen në lojrat e kompjuterit dhe që mund të marrin pamjen që dëshirojnë të interesuarit.

Gazetarja e BBC ka kontaktuar dy otaku, të cilët janë në marrëdhënie me të dashura virtuale. Të dashurat në fjalë ndodhen në një lojë të “Nintendo”, e quajtur “Love Plus”, për një platformë që mund të mbahet me vete.

Dy të rinjtë, Nurikan dhe Yuge, i marrin të dashurat e tyre për shëtitje në park dhe u blejnë atyre ëmbëlsira për të festuar ditëlindjet.

Kunio Kitamara, nga Shoqata Japoneze e Planifikimit Familjar, i përshkruan të rinjtë japonezë si pasivë dhe me mungesë të theksuar dëshire për kontakt trupor.

“Ata nuk kanë më ambicjen e post-luftës, që e bënë Japoninë një superfuqi ekonomike dhe as interes për të kaluar kohën në shoqëri”, tregon Kitamara.

Sipas tij, meshkujt japonezë kanë zgjedhur ekzistencën vetjake dhe, për fat të keq, po largohen gjithnjë e më shumë nga marrëdhënia me seksin e kundërt. / Top Channel/Tupani

 
Leave a comment

Posted by on October 25, 2013 in News

 

Tags: ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: